Magjia e festave të fundvitit në ‘East Gate Mall’ (FOTO)

Dje (13.12.2021), një atmosferë përrallore muzikore dhe argëtuese solli magji të vërtetë festash në qendrën më të madhe rajonale, e njohur edhe si kryeqendra e re tregtare, East Gate Mall.

Të gjithë sytë në këtë ngjarje ishin të kthyer nga pema 12 metërshe e Vitit të Ri, të cilën e ndriçoi Sarah Mace, gjatë interpretimit të saj origjinal a capella të këngëve festive, së bashku me The Christmas Girls. East Gate Mall shënoi edhe fillimin zyrtar të ngjarjeve festive të ardhshme, të mbushura me aktivitete të përditshme argëtuese në frymën e festave.

Atmosferën e plotësoi Baba Dimri i harreshëm, i cili për fëmijët e pranishëm kishte përgatitur një surprizë të ëmbël që përbëhej nga dhurimi i pakove të parezistueshme për Vitin e Ri, kurse grupi elegant Brasstet Skopje pasuroi magjinë e festave në qendrën tregtare, duke interpretuar disa nga meloditë më të famshme festive që nuk njohin kohë.

Për momentet më të bukura nga ngjarja e datës 13.12.2021, mund ta shikoni videon në vijim: https://www.facebook.com/eastgatemall.mk/videos/1046816759228533/

FO

Share: