Muça: 4 vite kemi punuar në misionin për të pasur një Shkup të gjelbëruar

Ardijan Muça, drejtori i NP Parqe dhe gjelbërime Shkup nga dita e nesërme nuk do të jetë në këtë post.
Përmes një postimi Muça njofton se në 4 vitet e kaluara në krye të kësaj ndërrmarje, bashkë me ekipin e tij ka punuar në misionin për të pasur një Shkup të gjelbëruar dhe ja arritëm qëllimit, që siç thotë , sot kemi parqe të reja rekord çdo kund, fidane të mbjellura kudo, andaj me zemrën plot ua them se edhe pse nuk do udhëheqi më me këtë ndërmarrje, e lë duke qenë një ndër ndërmarrjet më të suksesshme dhe më dashura për shkupjanët.

Të jem drejtor në këtë ndërmarrje ka qenë nder por mbi të gjitha përgjegjësi e shum sfiduese andaj dua ta faleminderoj kryetarin Ali Ahmeti që ma besoi këtë përgjegjësi, faleminderit bashkëpartiakëve për mbeshtjen e dhënë. Faleminderit gjithë punëtorëve administrator dhe punëtorëve të terenit që u kujdesen për mirëmbajtjen e parqeve si në kohën e pranveres, verës, vjeshtës e dimrit. Faleminderit bashkpunimit të mrekullushëm që kishim 4 vite me Qytetin e Shkupit, por mbi të gjitha faleminderit familjes time dhe gjithë juve qytetarëve për mbështjen e madhe që ma keni dhënë në çdo kohë.
Çdoher do jem këtu për ju dhe për këtë vend-shjruan Muça.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=405479764362213&id=100047005792787

Share: