Nga sëmundja misterioze në Sudan vdesin afro 100 persona, OBSH dërgon një ekip në Afrikë – mostrat e marra rezultojnë negative në kolerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke hetuar shkakun e vdekjes së afro 100 personave, që humbën jetën në Fangak në jug të Sudanit.

Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar, ka njoftuar se një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e mbi 80 persona në zonën më të goditur nga vërshimet.

Zyrtarë lokalë shëndetësorë, kanë bërë të ditur se analizat e mostrave të para tregojnë se nuk bëhet fjalë për kolerën.

“Kemi vendosur të dërgojmë një ekip për situata të jashtëzakonshme, që të kryej vlerësimin e rrezikut dhe të hetoj misterin. Rezultatet preliminare tregojnë se ka pasur 89 raste te vdekjeve”, ka thënë për BBC, Shila Baja nga OBSH. 

Share: