Norwich dështon, Gerrard ballëlart

Norwich dështon si vendas duke u mposhtur me rezultat 2:0 nga Aston Villa.

Trajneri Steven Gerrard me ekipin e tij importoi tre pikë të mëdha. 

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, nuk u paraqit, i cili mungon për shkak të një lëndimit, por skuadra e tij zhgënjeu sonte. 

Ramsey në minutën e 34-të e Watkins në atë të 87-tën, realizuan për fitoren e Aston Villës. 

Pas javës së 17-të në Premier League, Aston Villa renditet në pozitën e 9-të me 22 pikë e Norwich është në fund me 10.

WWW.EXPRESS.MK

Share: