Osmani pret në takim ambasadorin saudit, Faisal Gazi Ismail Hifzi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar sot Ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Tiranë, Faisal Gazi Ismail Hifzi, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale për emërimin e tij.

Ministri Osmani, duke i uruar suksese, shprehu besimin se ambasadori Hifzi me përvojën e tij diplomatike dhe angazhimin personal, do të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u referuan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve mike, si dhe për potencialet për thellimin e marrëdhënieve dhe avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm në periudhën e ardhshme. Në këtë kontekst, u shpreh gatishmëria e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në sferën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.

Në fund u shkëmbyen mendime për prioritetet e politikës së jashtme të dy vendeve, si dhe për çështje aktuale ndërkombëtare dhe tema rajonale.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.