Raducanu: Më vjen keq që tërhiqem,

Tenistja 19-vjeçare britanike Emma Raducanu, fituese këtë vit e grand slam të US Open, ka rezultuar pozitive me Covid-19. Për pasojë, ajo nuk do të luajë në turneun e Abu Dhabit, që nis javën e ardhshme.

Raducanu, që u kthye në një fenomen botëror për triumfin e saj në grand slamin amerikan, shpresonte të luante në Abu Dhabi për t’u përgatitur për Australian Open. Por sot ka ardhur konfirmimi i tërheqjes së saj, për shkak të infektimit me koronavirus.

Paraqitjet e saj në dy muajt e fundit kanë qenë zhgënjyese, pas US Open, ndaj ajo synonte një start të mirë të vitit të ri.

“Më vjen keq që tërhiqem, pasi dëshiroja shumë të luaja në këtë turne”, tha Raducanu, që ka hyrë në karantinë.

WWW.EXPRESS.MK

Share: