Shënohet viktima e parë nga gripi sezonal në Karolinën e Veriut

Në Karolinë të Veriut është raportuar për një viktimë si pasojë e gripit sezonal kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në Karolinë të Veriut shtuan gjithashtu se një i rritur në pjesën perëndimore të shtetit vdiq për shkak të komplikimeve të gripit gjatë javës së dytë të dhjetorit.

Në një njoftim për shtyp thuhet se personi i paidentifikuar ka rezultuar pozitiv për grip dhe negativ për COVID-19.

“Me rastet e gripit në rritje dhe pandeminë e vazhdueshme COVID-19, është më e rëndësishme se kurrë që njerëzit të marrin një vaksinë gripi këtë vit, si dhe një përforcues kundër COVID-19 nëse nuk e kanë bërë tashmë”, tha epidemiologu Zack Moore.

Departamenti i Shëndetësisë thotë se rastet dhe vdekjet nga gripi ishin historikisht të ulëta gjatë sezonit të gripit 2020-2021, numri i vdekjeve të gripit të raportuara në Karolinën e Veriut varionte nga 186 në 391 gjatë pesë sezoneve të mëparshme.

Shteti aktualisht po sheh më shumë aktivitet të gripit se në çdo kohë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në mars të vitit 2020.

Share: