Zaev telefonoi Petkovin: Do të punojmë për zhbllokimin e fillimit të negociatave

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e sapozgjedhur të Bullgarisë, Kiril Petkov.

Zaev e ka uruar Pektovin për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit dhe për formimin e Qeverisë së re.

“Kemi rënë dakord të vazhdojmë të punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe për një shtysë të re pozitive për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve tona, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Zaev në facebook.

Ai shtoi se në bisedë është shprehur gatishmëria për përshpejtimin e komunikimit dhe bashkëpunimit përmes disa grupeve punuese në sferën e ekonomisë, kulturës, shëndetësisë, energjetikës, infrastrukturës dhe fusha të tjera me interes për qytetarët maqedonas dhe bullgarë.

Share: