​BTA hap qendrën mediale në Shkup

Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA) ka hapur një qendër mediale në Shkup për t’u bërë media e parë bullgare që e bën këtë. Gjithashtu do të dërgohet një korrespondent, i cili do të vendoset atje pas një pauze 10-vjeçare pa asnjë korrespondent në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Plani i BTA-së është të dërgojë korrespondentë me bazë të përhershme në të gjitha vendet fqinje.

Nga Shkupi do të raportojë Marinela Veliçkova (në foto) e cila prej vitesh mbulon dhe analizon proceset në Ballkan si gazetare në dy organizata mediatike: Radio Kombëtare Bullgare dhe Radio Darik. Ajo ishte e para që kishte lidhje të drejtpërdrejtë radioje midis Shkupit dhe Blagoevgradit në Bullgarinë jugore, menjëherë pasi Bullgaria njohu pavarësinë e Maqedonisë në 1992.

BTA për herë të fundit kishte një korrespondent në Shkup mes viteve 1992-1995.

Televizioni Kombëtar Bullgar mbylli stacionin e tij korrespondent në Shkup më 2010 dhe Radion Kombëtare Bullgare një vit më vonë.

Qendra mediale BTA në Shkup do të jetë në sheshin qendror dhe do të hapet zyrtarisht në fillim të vitit 2022.

Agjencia kombëtare e lajmeve tashmë ka dy qendra mediale jashtë vendit: në Bosilegrad, Serbi dhe në Taraklia, Moldavi. Gjithashtu ka 18 qendra mediale në Bullgari.

Plani i drejtorit të përgjithshëm të BTA-së, Kiril Valçev është që të hapë qendra mediale në të gjitha kryeqytetet rajonale dhe kudo ku jetojnë komunitete të mëdha bullgare jashtë vendit.

Qendrat mediale janë vende për konferenca shtypi, diskutime, ekspozita, shkëmbim përvojash dhe trajnime të gazetarëve. Të gjitha kanë pajisje për transmetim të drejtpërdrejtë.

Në maj të vitit 2021 në Romë, në prani të krerëve të shteteve të dy vendeve, liderët e Agjencisë Bullgare të Lajmeve dhe agjencisë së lajmeve MIA të Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje për shkëmbim informacioni dhe bashkëpunim profesional.

Në vitin 2018 u mbajt në Shkup edicioni i 16-të i Takimit Botëror të Mediave Bullgare, të cilin BTA e organizon çdo vit.

Burimi: Sofia

Share: