Çairi edhe me një hapësirë të re parkimi

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu po dëshmon mbështetjen e votuesve edhe për një mandat të dytë përmes realizmit të kërkesave të tyre. Ai përmes imazheve të postuara në facebook ka informuar për projektet që po realizohen në drejtim të zgjerimit të hapësirave të reja për parkim.

‘VENDPARKINGJE TË REJA NË ÇAIRIN TONË TË ZEMRËS’, ka shkruar mes tjerash Ganiu.

Postimi i plotë:

🅿️🚙🚗VENDPARKINGJE TË REJA NË ÇAIRIN TONË TË ❤️
🚘🚧Çairi edhe me një hapësirë të re parkimi, që shtrihet në një sipërfaqe prej 200 m2.

Kjo hapësirë që shton numrin e vendparkingjeve në Komunën e Çairit, gjendet në rrugën📍 “28 Nëntori” 13 (“Vukovarska” 13) dhe ekipet tona e kanë rregulluar sipas të gjitha standardeve.

✅Vend-parkingjet e reja janë kërkesë e banorëve të lagjeve tona, ndërsa vetëm katër vitet e fundit kemi krijuar thuajse 2000 vendparkingje të reja.

Share: