Gomez i ka befasuar të gjithë

Alejandro Gomez i ka befasuar të gjithë me deklaratat e fundit për mundësinë e një rikthimi në Serie A.

Sulmuesi argjentinas dha një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, ku ndër të tjera tregoi edhe ekipin ku dëshiron të transferohet.

Ai tha se Napoli është një destinacion që gjithmonë i ka pëlqyer. Gjithashtu, ai shtoi se dëshiron të luaj ende deri në moshën 38 vjeçare dhe se fakti se është duke luajtur po e kënaq.

“Unë jam 33 vjeç, do të doja të luaja deri në 37-38 vjeç. Akoma arrij të kënaqem…

Kthimi në Itali? Më ka pëlqyer gjithmonë Napoli për lidhjen me Diego Maradona, për mënyrën se si i trajton argjentinasit, për atë bluzën blu të çelët”, përfundoi ai.

WWW.EXPRESS.MK

Share: