Larg ideve që nuk pajtohen me arsyen e shëndoshë

Mendjeve dhe forcave intelektuale, u ka ardhur koha që të veprojnë, të ngrihen në nivelin e mbrojtjes së vendit dhe shoqërisë. Nuk mundet të ecet vetëm me gjykimin se “do të zgjidhet ngërçi dhe politika do të reflektojë” në ndërrimin e drejtimit të gabuar 30 vjeçar. Sigurisht e dëshironim këtë korigjim si shoqëri në tërësi. Pjesa koshiente e një pjesë intelektualësh, si vrojtues të sinqertë, të paanshëm partiak, dijet e tyre ia kushtojnë projekteve, veprave, veprimeve më të mira që shkojnë në shërbim të atdheut dhe shoqërisë në tërësi dhe jo gërrmërreve politike të partive gjatë 30 viteve. Po. Dihet se “gërrmërret” janë perfeksionuar nga partitë politike, madje janë edhe të suksesëshme tek një numur njerëzish që janë përfitues moralë, materialë dhe pushtetshmëri mesjetare prej tyre. Mjaft intelektualë kanë ngritur zërin fort se politika e ndjekur nuk është ajo që duhet. Dhe këto zëra janë dëgjuar gjatë këtyre viteve, tek shtypi dhe mediat kryesisht jashtë vendit, siç janë: “Fjala e Lirë”, “Revista Drini”, “Zemra shqiptare”, “Fjala”, “Bashkimi i Shqipërisë, “Bota Sot” etj. dhe pak të tilla brenda vendit si: Gazeta “Nacional”, “Gazeta Bulevard”,Gazeta, “Shqiptarja.com”, Gazeta “Dita”, Gazeta “Tema” e ndonjë tjetër.

U ndala tek mediat, se zërat e disa intelektualëve, të pa rrjeshtuar nëpër 127 e ca partitë politike, nuk janë subjekte për burim të ardhurash, nuk u sigurojnë “para” dhe pushtet. Shërbim jo i drejtë, mohues i të vërtetave dhe dhënie jetë të pa vërtetave, shpifjeve, kamuflimeve. Dëm i madh për të sotmen dhe të ardhmen. 

Profesor Fatmir Terziu me të drejtë flet për krizën e karakteret. I trajton ato me qendrimet e mbajtura nga palët partiake edhe gjatë këtyre ditëve. 

E vërteta dihet që çdo e tërë, përbëhet nga të veçantat, ashtu si dhe çdo grupim plotësohet nga individë. Në këtë këndvështrim, karakteri individual dhe ai në grup, në aktualitetin e sotëm është tronditur shumë. Aq shumë saqë po krijon përçarje, mosmarrëveshje, aspak urtësi, por kundërshti dhe forcë. Dihet: Kur arësyeja arratiset, boshllëku plotësohet nga pa arësyeja dhe jetësohet forca, brutaliteti. 

Nuk janë shumë larg vitet e vringëllimit dhe goditjet e armëve në trupat e bijve dhe bijave tona, kur politika i përdori për kapriçot e saj. Një çerek shekulli më parë, trojet e “Hades-it” shqiptar u mbushën me trupat e të rinjëve tanë, me ata trupa që ranë për të mos ardhur tek ne diktatura, vëllavrasja, Uni, ndarja jug-veri, për zhdukjen e ambicjeve marrosëse të zaptimit me “patjetër” të pushtetit, me synim të përfitimeve të padrejta personale dhe grupazheve që babëzia i krijon. Sot ata prehen nën dhé, por fëmijët e ish moshatarëve të tyre, të mbi tridhjetave duhet t’u shërbejë sublimi i tyre, jo që të jenë në krah të grupimeve politike të dala nga furrat e ndarjeve klasore, por të bashkohen me idealet e vërteta që gjenden tek parimet e demokracisë. 

Ky mision duhet të prijë Fressh-istët dhe FRPD-istët. Të hiqen “ombrellat” që përpëliten të ruajnë “pashallëkun” e krijuar nëpërmjet demagogjive, propagandës, frikës dhe forcës. Të ndalen skuthat (fsheharakët), ithtarët e vijimësisë së zhurmave tridhjetvjeçare. Të largohemi njëherë e mirë nga fara e gremit 77 vjeçar, të zgjedhim për të mbjellë farat e sistemit të demokracisë. Zhvillimet politike aktuale, krahas përplasjeve, kanë krijuar (me dashje, pa dashje) momentin e shumëkërkuar për të shpëtuar nga “rrëmujat dhe rrumpallat”, për t’u shkëputur nga kularët e rëndë, qafëvendosur nga të brendshmit dhe të jashtëmit, një rëndesë e pa merituar, pa argument e përdorur me djallëzi vrastare ndaj kombit. Moment historik për shporrjen e së keqes, ligësisë dhe “pashallëkun” e pashallarëve pa taban.  

Fatkeqësisht ka humbur ekuilibri. Ka marrë udhë ligësia edhe brenda lloit.  Karakteri tek çdo individ nënkupton veçoritë intelektuale dhe morale, sjelljet e tij. Veçori këto që shprehen dhe vërtetohen në punë, në jetën e përditshme, kudo ku jetohet, veprohet dhe qëndrohet. Përvoja nuk na i vërteton, ndaj lind domosdoshmëria e shembjes të së keqes dhe rindërtimi me elemente të rinj në mendime dhe veprime. 

Çdo profesionist, çdo specialist, në çdo rast kur i shërben të pavërtetës, kthehet në injorant, lëpirës kockash, neveritës i të sotmes dhe të së ardhmes. Ky është vlerësimi që merret nga shoqëria.

Shtjellimi i krizës së karakterit në shkrimin e Profesorit, është një thirtje intelektuale e nivelit të lartë llogjik, gjykues dhe analizues, të cilën duhet ta ndalin, jo vetëm palët (brenda lloit), por shteti sëpari, përfshi shoqërinë.  

Shkëpus thelbin e shkrimit të z. Fatmir Terziu (sipas gjykimit tim):

“Është kriza e karakterit. E shohim. E dëgjojmë. E besojmë?! Këtë më duket se ende nuk e kuptojmë. Nuk e kuptojmë edhe pse asgjë nuk flet më thellë për krizën e karakterit, sesa fraza, “Unë identifikohem si …”.

Kjo thirrje duhet të trokasë fort në çdo individ të përfshirë në këtë krizë karakteri, sëpari drejtuesit e tyre, të cilët duhet t’i kthehen urtësisë, mënçurisë, që nuk u nungon, por do vullnet, mirëkuptim, shkëputje nga e keqja vetëkrijuese, vetëdashëse, dhe mbi të gjitha të largojnë egon, të respektojnë jetën e të tjerëve. Mprehja e shpatave është dëm për të gjithë. 

“T’i bashkohemi thirrjes së profesorit, të ulen shpatat egoiste, të  vendoset urtësia, të largohen inatet, kapriçioziteti, urrejtjet sedërzeza”.  Kjo është ajo që nderon dhe patjetër ndihmon në shpejtimin e demokracisë. Kujdes moshat e reja: jo vetëm të ruhen, por ta luftojnë  molepsjen e madhështisë, t’i mposhtin dëngëlat, ato tregojnë mendjelehtësi që çojnë në liliputë të mjeruar (qesharakë, zvoglim në përmasa shumëdrejtimshe).

Të jemi të sigurtë se shumica e cilësuar shqiptare, shpreh keqardhje që klasa politike nuk ka arritur të “piqet”. Veset, sedrat klanore, mbuluan dritën; hijet dhe errësirat, ndikuan në zbehtësinë dhe verbimin e politikës. Nuk u arrit të kapeshin shanset e arta të historisë, në vitin e 1990. Ai shans u keqpërdor për interesa të përkohshme, por në dëm të mbarë shoqërisë.

Besojmë në urtësitë, shpresojmë largimin nga “shpatat”, zgjidhja kërkohet tek toleranca dhe e vërteta. E nesërmja të mos na turpërojë nga mllefi i sotëm. Të rinjtë, të përfitojnë nga përvojat që i kemi me shumicë. T’i drejtohemi me plit vellnet dhe besim teorive dhe praktikave demokratike. Tridhjet vite trancizion, vërtetë rënduan shumë për një brezni, por nëse shërbejnë si shembull i keq dhe ndalet vazhdimësia, për popullin janë cifla uji që shkëputen gjatë vlimit për transformim e materialeve ushqyes për t’u dhënë jetë jetëve.

Tridhjet vitet që shkuan, klasa politike shqiptare, vit pas viti dhuroi vetëm zhgënjime të thella. Në këto kushte ka humbur besimi. Ndaj, kthesa duhet të kërkohet tek shembujt më pozitivë, duke injoruar plotësisht dhe tërësisht rrugëndjekjen klanore e konfliktuale,  një shëmbëlltirë e shëmtuar, pavlerë, neveritëse.

Shpresojmë tek urtësia.

WWW.EXPRESS.MK

Share: