Startupi i dizajnit të gjelbër TePema fitues në Raiffeisen Elevator Lab

Prishtina gjatë sezonit të Dimrit vuan me ajrin e ndotur që rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe klimës në përgjithësi.

Si nevojë për të ndërmarrë veprime në këtë drejtim lindi TePema duke ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në problemet e ndryshimeve klimatike përmes produkteve dhe eko.

Deri më tash TePema ka dizajnuar 13 produkte të gjelbra ku 5 prej tyre janë në treg duke ju shërbyer qindra-mijëra qytetarëve,” tha Dion Deva për PCWorld.al.

TePema është një kompani e dizajnit të gjelbër e cila jep zgjidhje të qëndrueshme të hapësirës ku jetojmë.

Misioni i kompanisë është rritja e mirëqenies së njerëzve dhe planetit ndërsa planet për zgjerimin gjeografik përmes produkteve aktuale dhe atyre të reja afirmojnë më tej vizionin e saj.

TePema u shpall fituese në programin Elevator Lab të Raiffeisen Bank International për Evropën Juglindore me produktin Facade 2.0 duke hapur dyert e bashkëpunimit me një prej korporatave më të suksesshme në Evropë dhe Rajon.

“Facade 2.0 është panel produkti ynë me i ri, në të cilin punojmë tash e dy vite. Facade 2.0 izolon objektet termikisht duke i bërë ndërtesat më efikase dhe me te bukura, përmes materialeve eko dhe 99% te riciklueshme,” tha Dioni.

Është një produkt komplementar me panelet diellore ndërsa qëllimi i tij është kursimi i energjisë dhe ulja e përdorimit të ajrit të kondicionuar duke kontribuar në ajër më të shëndetshëm në hapësirat e brendshme.

TePema u shpall fitues në kategorinë Enviromental, Social and Governance të programit Elevator Lab me startupe pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Përmes këtij programi janë krijuar mundësitë e simbiozës dhe bashkëpunimit në rrugën drejt dekarbonizimit” tha Dioni.

Si një mundësi për të gjetur mbështetje, që prej muajit Tetor TePema i është bashkuar programit të akselerimit Uplift Western Balkans si një prej 12 startupeve të përzgjedhura nga Bootkampi i Përzgjedhjes.

Përveç edukimit, rrjetëzimit dhe mundësive të reja biznesore, në programin e akselerimit Uplift kemi bërë progres në scaling,” tha Dioni.

Në lidhje me të ardhmen dhe planet afatshkurtra të kompanisë dhe produkteve të saj, ai tha se në këtë fazë jemi duke punuar në rritjen e startupit dhe zhvillimi ne produkteve e ofertave për tregjet e reja.

WWW.EXPRESS.MK

Share: