LSDM: Mickoski nuk e ka kuptuar ftesën, nuk ka zgjedhje

Hristijan Mickoski nuk e ka kuptuar ose nuk ka dashur ta kuptojë thelbin e ftesës për takim. Në vazhdën e krizës ekonomike kur liderët botërorë flasin për përkrahje të qytetarëve, ai vendos kushte për takim vetëm nëse ka zgjedhje të parakohshme, reagon LSDM pas deklaratave të VMRO-DPMNE-së se Mickoski, ku kërkoi zgjedhje.

“Zgjedhje nuk do të ketë, duhet t’i përkushtohemi tejkalimit të sfidave ekonomike dhe mbështetjes financiare të qytetarëve. Ne duhet ta diskutojmë këtë dhe të votojmë së bashku në Kuvend për këto tema prioritare. Zgjedhjet nënkuptojnë kosto të reja, pasiguri të reja dhe pengesa të reja për të gjithë ekonominë. Po ashtu, qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Dimitar Kovaçevski ka kapacitet të plotë dhe legjitimitet të plotë që ta largojë mandatin deri në fund, pra deri në vitin 2024 dhe për këtë arsye nuk planifikohen zgjedhje, thonë nga LSDM.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *