Dafina dhe Majk vijnë me projekt të ri por të vjedhur nga serbët

Sa herë fillojmë të krijojmë njëfarë bindje, ndoshta pak edhe subjektive, se diçka për të mirë ka ndryshuar në estradën tonë, dikush nga estrada shkon e lanson një këngë të tillë si kjo e fundit nga Dafina Zeqiri dhe Majk.

Korrektësinë politike me një anë, projekti i fundit i kësaj dysheje është thjesht kot.

E shkruar me përtacëri dhe nonshalancë impresive, storia – natyrisht – është gjysmake dhe asnjëherë nuk duket se shpjegon, zhvillon e përçon mesazhin që pretendon ta përcjellë në audiencë.

Është thjesht tekst i keq, që mundohet të mbulohet me glamurin e figurave të famshme nga të cilët interpretohet. Dorën në zemër, është thjesht biznes i keq për të dy artistët.

Zonjusha Zeqiri duhet të reflektojë gjërë e gjatë në aspektin profesional, pasi meloditë si kjo ‘si, tiii, si tiii’, i ka përdorur edhe më herët dhe në momentin që bën një përsëritje të tillë në këngë, nënvizon teorinë se është harxhuar dhe ka mbetur pa ide të materialeve unike e inovative… diçka që e kishim parë tek albumi i saj i fundit i cili, pavarësisht se ishte në mënyrë brilante i interepretuar, pati vlera produksioni jashtëzakonisht të dobëta.

Sikur një përsëritje të mos mjaftonte, performanca e Majk poashtu nuk është asgjë tjetër veç një rikthimi i tij te ‘dashuria e vjetër’ e që janë zanoret e zgjatura, të cilat i kultivon me zell në secilën këngë sikur po e bën për herë të parë. Ai thjesht po bën zero tentativa për t’u zhvilluar si artist dhe për ta ngritur në një nivel tjetër ‘soundin’, duke rikrijuar këngët e njëjta vazhdimisht.

Përveç të gjitha këtyre dobësive, kjo këngë madje po del se është vjedhur nga dy këngëtare serbë.

https://youtu.be/c6f6S3BA8Fw

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *