“Shokë që nga klasa e parë”, Mirsa Kërqeli tregon historinë e dashurisë me Granitin

Në një lidhje “Skype” me emsionin Rudina në Tv Klan, këngëtarja e njohur shqiptare Mirsa Kërqeli ka treguar historinë e njohjes me bashkëshortin e saj. Artistja ka rrëfyer se me partnerin e saj, Granitin kanë qenë shokë që në klasë të parë, ndërsa marrëdhënia e tyre e dashurisë ka nisur kur kanë qenë në gjimnaz.

Rudina Magjistari: Si jeni njohur me bashkëshortin, Granitin? Ai ka jetuar më herët në Kanada dhe ke shkuar ti atje apo jeni njohur në Kosovë, në Gjilan dhe më pas keni shkuar të dy, si është historia?

Mirsa Kërqeli: Me Granitin kemi qenë shokë që nga klasa e parë. Jemi bërë bashkë, kemi filluar lidhjen në shkollë të mesme. Graniti ka qenë gjatë luftës në Kanada dhe pastaj u kthye në Gjilan. Ka jetuar në Gjilan, jemi bërë bashkë, jemi fejuar dhe pastaj ngela shtatzënë dhe vendosëm të vijmë në Kanada vetëm për lindjen e djalit. Nuk kemi vendosur për të ardhur të jetojmë në Kanada, kemi pasur mendime krejtësisht të tjera. Vetëm për dokumente ose diçka, por vendosëm të jetojmë këtej dhe arsyeja më e madhe ishin fëmijët.

Rudina Magjistari: Të mungon Kosova, të mungon Gjilani?

Mirsa Kërqeli: Normalisht që po. Më mungon çdo gjë që lidhet me Kosovën, me Gjilanin. Më mungojnë familja, shoqëria, puna, muzika, fansat, gjithçka.

Rudina Magjistari: Udhëton shpesh në Kosovë?

Mirsa Kërqeli: Po, çdo vit, por kësaj here më ka ndodhur që të mos jem 3 vite në Kosovë për shkak të pandemisë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *