Ronald Araujo ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026. Lajmi është publikuar nga vetë klubi katalanas në një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, 23-vjeçari zbulon se do vazhdojë të jetë pjesë e Barçës edhe për 4 vite të tjera.
Uruguaiani u bashkua me skuadrën “blaugrana” në vitin 2020, teksa me kalimin e kohës ka arritur që të përshtatet me lojën e ekipit spanjoll. Gjatë këtij sezoni mbrojtësi ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 4 gola.
Barcelona gjithashtu bëri me dije se klauzola që i është vendosur Araujos është plot 1 miliard euro. Lojtari kishte pasur disa oferta tunduese nga klubet e Premier Ligës, por vendosi të qëndronte me katalansit.