BE: Twitter në pronësi të Muskut duhet t’i respektojë ligjet tona

Bashkimi Evropian paralajmëroi të martën miliarderin Elon Musk se platforma e sapoblerë në internet, Twitter, do të duhet të veprojë në pajtim me ligjet e reja të Evropës që frenojnë fuqinë e teknologjisë së madhe.

“Qoftë për ngacmimet në internet, shitjen e produkteve të falsifikuara… pornografinë e fëmijëve, apo thirrjet për akte terrorizmi… Twitter do të duhet të përshtatet me rregulloret tona evropiane që nuk ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara”, tha komisionari i BE-së, Thierry Breton, raporton agjencia AFP.

Miliarderi Elon Musk ka arritur marrëveshje për të blerë rrjetin social, Twitter, për gati 44 miliardë dollarë, ka njoftuar kompania më 25 prill, më pak se dy javë pasi Musk bëri të ditur se kishte blerë 9 për qind të aksioneve të saj.

Musk, i cili e përshkruan veten si përkrahës të lirisë së shprehjes, ka thënë se dëshiron ta blejë platformën, sepse beson që nuk po e shfrytëzon potencialin që ka për liri të shprehjes.

Gjatë blerjes së Twitterit, Musk është zotuar se do të mbajë një qëndrim të fortë ndaj fjalës së lirë në platformë.

Nëse Musk zbaton zotimin e tij, ai do të përballet shpejt me Aktin e Shërbimeve Digjitale, një pjesë kryesore e legjislacionit të BE-së që parasheh pasoja më të ashpra kur platformat strehojnë përmbajtje të ndaluara.

“Pavarësisht nga aksionarët, Twitter tani e tutje do të duhet të përshtatet plotësisht me rregulloret evropiane”, tha Breton, i cili merret me portofolin e politikave industriale të BE-së dhe ishte një ndër mbështetësit kryesorë të ligjeve të reja.

“Ligji tani do të jetë shumë i qartë, shumë më i qartë në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara; me më shumë rregulla në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

I pyetur për një rikthim të mundshëm të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Twitter, Breton tha se Akti i Shërbimeve Digjitale gjithashtu rregullon vendimet e dëbimit duke vendosur kushte dhe mundësi për apelim.

Trump ishte një përdorues i madh i Twitter-it, por u ndalua mes frikës se zemërimi i tij për humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 do të nxiste dhunë të mëtejshme pasi mbështetësit e tij sulmuan Kongresin e SHBA-së.

“Ne do të kemi rregulla shumë të qarta, shumë të sakta, shumë demokratike, shumë të lexueshme për të vendosur mbi ndalimet”, theksoi Breton dhe shtoi:

“Me ne, dëbimi padyshim do të jetë i mundur, në disa raste të nevojshme, por nën kontrollin demokratik”.

Ligjvënësit janë duke punuar në finalizimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale, i cili do të vendosë kufij për përmbajtjen si dhe në Aktin e Tregjeve Digjitale, që do të kufizojë mënyrën se si bëjnë biznes gjigantët e teknologjisë.

Të dyja ligjet, pasi të ratifikohen zyrtarisht nga vendet anëtare të bllokut dhe Parlamenti Evropian, pritet të hyjnë në fuqi në muajt e ardhshëm.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...