Guardiola me rekord impresionues ndaj Realit

Rekordi impresionues i Guardiolas ndaj Real Madrid – diçka për t’i rritur shpresat e Man City.

Pep Guardiola do të ketë sonte përballë një nga rivalët e tij më të vjetër, Real Madridin.

Ish-trajneri i Barcelonës ka një rekord impresionues ndaj ‘Mbretërve’ dhe synon ta përmirësojë edhe sonte.

Guardiola duket ta ketë kundërshtar të preferuar Realin. Statistikat e Pep ndaj ‘Los Blancos’, lajmi.net jua përcjell më poshtë, duke filluar nga koha kur ai ishte trajner i Barcelonës.

Meqë e nisi karrierën e tij te Barcelona në verën e vitit 2008, nuk do të merrte shumë kohë që Guardiola të vihej përballë Real Madrid. Takimi i parë me ‘Los Blancos’ erdhi më 12 dhjetor 2008, dhe shënoi një fitore 2:0 për ‘Blaugranat’. Kurse, përballja e dytë mbetet në histori, me fitoren 2:6 të Barcelonës, në maj të 2009.

Pep mori pikë maksimale në pesë ndeshjet e para në La Liga ndaj Realit, dhe pësoi humbje ndaj tyre në vetëm dy raste nga 15 përballjet si trajner i Barcës.

Dy humbje të tjera ndaj Realit, Guardiola i regjistroi si trajner i Bayernit, në gjysmëfinalet e 2013/14 në CHampions League.

Që kur kaloi në Premier League në vitin 2016, katalani është përballur me Realin vetëm një herë – kur siguroi një fitore me rezultat të përgjithshëm 4:2 në 1/16, në vitin 2020.

Në përgjithësi, Guardiola regjistron një rekord impresionues me 11 fitore, katër barazime dhe katër humbje, nga 19 ndeshje kundër Real Madridit.

Pep Guardiola mund të bëhet trajneri i parë që eliminon Real Madridin tri herë nga Champions League, nëse skuadra e Manchester City arrin sukses në gjysmëfinalen që nis sonte në ‘Etihad’.

Manchester City dhe Real Madrid përballen me fillim nga ora 21:00

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...