Historia e ngatërruar!

Edhe në Maqedoni ka pasur të vërteta të ideologjizuara e të shabllonizuara, të cilat ideologjia komuniste i ka imponuar. Rënia e komunizmit, ose më saktë, fillet e pluralizmit shënuan goditjen e parë të këtyre të vërtetave, kur revista rinore “Mlladborec” hapi çështjen e kryetarit të parë të Prezidiumit të ASNOM-it, Metodij Antonov-Çento, i cili ishte dënuar nga pushteti komunist…

Nga Daut DAUTI

Duhet të kuptohet ndjeshmëria që ka shkaktuar te maqedonasit hapja e klubit “Vanço Mihajllov” në Manastir. Historia është një disiplinë jo ekzakte, nuk është matematikë që një e një të bëjnë dy. Kurse me ngjarje e figura historike, historia zyrtare ka pasur dhe ka problem gjithë ekzistimin e Maqedonisë që nga 1945 e këtej. Ra rasti për të folur për këto kontraversa të historisë maqedonase, por pa to nuk është historia e asnjë populli. Këto debate janë të pranishme edhe në historiografinë shqiptare, që ka rezultuar me një komision të Akademisë së Shkencave për ta “rishkruar”, ose për ta çliruar historinë nga shabllonet ideologjike.

Edhe në Maqedoni ka pasur të vërteta të ideologjizuara e të shabllonizuara, të cilat ideologjia fituese e luftës së dytë botërore i ka imponuar. Rënia e komunizmit, ose më saktë, fillet e pluralizmit shënuan goditjen e parë të këtyre të vërtetave, kur revista rinore “Mlladborec” hapi çështjen e kryetarit të parë të Prezidiumit të ASNOM-it, Metodij Antonov-Çento, i cili ishte dënuar nga pushteti komunist. Falë kësaj, rehabilitimi i tij u shënua edhe me një akt simbolik, i biri, Ilija Andonov-Çento, në qeverinë e parë të Maqedonisë së pavarësuar, do të bëhet ministër. Jo që do të le ndonjë gjurmë biri si i ati, por, akti qe bërë, për t’i dalë sadopak borxhit Çentos së degraduar nga pushteti komunist, i cili, pas daljes nga burgu, qe lënë në mëshirën e fatit, as i qe mundësuar të dalë jashtë për shërim, kishte vdekur krejtësisht i braktisur.

Ironia nuk konsiston në fatin tragjik që ia kurdisi pushteti, të cilin në një farë mënyre edhe vetë e kishte krijuar si pjesëtar i LNÇ-së. Por në faktin se historia që e kanë mësuar nxënësit nëpër shkolla, nuk e kanë hasur emrin e tij fare. Ishte fshirë si me gomë!

Pokështu pluralizmi dhe ajo gazeta rinore “Mlladborec”, nga koha kur kryeredaktor ishte “rebeli i qetë” Nikolla Mlladenov (që vdiq në një aksident të dyshimtë para disa vitesh), e riktheu vëmendjen edhe te Metodij Shatorov-Sharlon, i cili kishte qenë sekretar i komunistëve të Maqedonisë, por të cilin e mënjanojnë për shkak të mospërputhjes së qëllimeve politike të PKJ-së. Në të vërtetë, çështja është paksa më e koklavitur, dhe ndoshta prek aspektet identitare. Ai si sekretar i Komitetit krahinor të PKJ-së për Maqedoni, vendos që në fillim të luftës së dytë botërore, t’i bashkangjesë organzatën komuniste Partinë Komuniste Bullgare dhe për këtë është kritikuar dhe shkarkuar. Ai deri në vdekje luftoi në aradhet partizane bullgare. Gjatë rihapjes së çështjes së tij ishin marrë parasysh rrethanat e kohës dhe se qëllimi i tij ka qenë në interes të Maqedonisë.

Në të vërtetë, lëvizja maqedonase që nga fillimi ka qenë më e orientuar nga bashkëpunimi me Sofjen se me Beogradin dhe se pushtimi serb pas largimit të Perandorisë Osmane, nga pjesa më e madhe e popullsisë është përjetuar si okupim, ndërkaq Sofja, zyrtare ose jozyrtare, ka qenë qendra ku veprimtarë të VMRO-së(të të gjitha rrymave), ka dhënë përkrahje. Sepse, maqedonasit në Mbretërinë e Jugosllavisë nuk figuronin fare si etni. Rënia e Maqedonisë nën okupimin bullgar më vonë, nuk është përjetuar te gjitha popullsia si okupim, ndaj dhe shpresa e Shatorovit se me lidhjen me partinë komuniste bullgare do të përfitohet më shumë, është një akt i cili jodomosdo ka qenë tradhti. Çështje vlerësimi se çka është më mirë. Pikërisht për shkak të kësaj lëvizjeje politike të tij, në Maqedoni kryengritja kundër okupatorit bullgar ka qenë e vonuar, derisa nuk vijnë emisarë serbë si Svetozar Vukmanoviq-Tempo, për ta përshpejtuar.(Në Serbi kryengritja ishte më 7 korrik, në Koraci më 27 korrik 1941, e në Maqedoni në vjeshtë, 11 tetor…).

Edhe kjo çështja e Vanço Mihajllovit “problematik” nuk mund të shikohet bardh e zi, e aq më tepër, ithtarët e tij të deridjeshëm, që me gjysmë zëri pëshpëritnin emrin e tij, sot të çohen kundër tij! Sepse, ai është figura “më madhore” problematike, por hiq më pak problematikë nuk janë as udhëheqës të tjerë nga lëvizja VMRO(TMORO), e cila ka një histori përplot kundërthënie që nga paraqitja e saj në fund të shekullit 19-të e gjer më sot! (Herë për Maqedoni, herë për Bullgari, vra njëri, vra tjetri…) Po, po, pikërisht gjer më sot, te trashëgimtarja e saj, VMRO-DPMNE! Sepse, lideri i kësaj force politike, Lubço Georgievski, që në 90-tat, insistonte në rehabilitimin e Todor Aleksandrovit, i cili në historiografi ishte trajtuar njësoj si Vanço Mihajllovi, si probullgar dhe tradhtar i kauzës kombëtare. Historianët i kundërviheshin Georgievskit, por pikërisht historianë të cilët i angazhoi më vonë partia e tij kur ai më nuk ishte lider, e rehabilitoi! Gruevski dhe Pasko Kuzmani, si ideatorë të Shkupit 2014, i ngritën përmendore kujtmosi, edhe atyre që mes vete ishin vrarë. Mungoi vetëm VançoMihajllovi, që kishte vrarë Todor Aleksandrovin!

Sot në pushtet janë “të majtët”, të cilët dikur e kritikonin VMRO-në si probullgare (shumë linja komunikimi që mund të shihen në Arkivin Shtetëror e dëshmojnë këtë), por sot pikërisht kjo forcë akuzon pushtetin aktual për këso përafrimesh! Edhe një paradoks se si gjërat nuk shikohen bardh e zi. Sepse, VMRO-DPMNE-ja nuk ishte vetëm një forcë që u etiketua si probullgare, por ishte ajo forcë që dha mesazhe të qarta se kompleksi identitar maqedonas është në baza të dyshimta. Të mos harrojmë se nuk u prekën vetëm figurat dhe ngjarjet historike, por dhe gjuha dhe alfabeti, pasi e vunë në dyshim Bllazhe Konevskin, themeltarin e gjuhës dhe alfabetit, i cili, sipas tyre, me diktat politik e ka larguar maqedonishten nga afërsia e natyrshme me bullgarishten, për ata përafruar me serbishten, që indirekt do të thotë dyshim për gjithë identitetin maqedonas… Edhe kjo është një çështje objektive për debat, ndonëse disa gjëra nuk kanë kthim prapa.

Kjo vetëm një pasqyrë e shkurtër, apo një qëndrim sadopak më asnjanës në këtë debat për figurën e Vanço Mihajllovit, në dritën e temave tejet të diskutueshme, në bisedimet bullgaro-maqedonase me qëllim që të hiqet vetoja bullgare për BE. Një dëshmi se si historia nuk ka krijuar as të vërteta absolute, as figura krejtësisht të pastra.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...