‘Mekanizmi i Moskës’ i OSBE-së

Varret masive në Ukrainë tashmë janë bërë përditshmëri. Provat e organizatave ndërkombëtare tregojnë se ushtria ruse qëndron pas këtyre veprave kundër njerëzimit. Gra, burra dhe fëmijë janë vrarë pas koke nga ushtarët rusë. Pamjet e varreve në Ukrainë janë tmerruese.

Siç e dimë që nga viti 1991, shtetet anëtare të OKB-së dhe të OSBE-së nga ish Pakti i Varshavës kanë nënshkruar një varg marrëveshjesh ndërkombëtare dhe dokumente me rëndësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Disa i kanë respektuar e disa i kanë shkelur. Këtu lidere në mos respektimin e ligjit ndërkombëtar është Rusia e Putinit e cila me luftën në Ukrainë, po shkel gjithçka para vetes, duke i injoruar të gjitha protokollet që i ka nënshkruar dikur.

Rusia është kthyer në mesjetë. Lidershipi rus vazhdon të mendojë se një botë e re dhe më e mirë do të vijë për Rusinë dhe se izolimi ndërkombëtar nuk do të ketë pasoja. Moskës zyrtare as për krimet nuk i bëhet vonë. Pasi Rusia është nënshkruese e pothuajse e të gjitha dokumenteve të rëndësishme ndërkombëtare, le t’i hedhim një vështrim disa prej tyre. Të fillojmë me “Mekanizmin e Moskës” të vitit (1991), që është pasardhëse e “Mekanizimit të Vjenës” të vitit (1989). Të dy mekanizmat janë pjesë e mjeteve të OSBE-së që ajo i përdor për të vëzhguar dhe implementuar përkushtimet e shteteve anëtare ndaj ligjit ndërkombëtar.

“Mekanizmi i Moskës” i OSBE-së bën të mundur që ekspertët të marrin pjesë në misione për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të dimensionit të të drejtave të njeriut. Sipas dokumentit, “Mekanizmi i Moskës” ka një listë ekspertësh për hetime të krimeve njerëzore dhe çështjeve humanitare. “Mekanizmi i Moskës” deri më sot nga shtetet anëtare është thirrur dhjetë herë. Këtu po përmendim vrasjen e pafajshme të civilëve boshnjakë nga forcat serbe në vitin 1992 dhe e fundit ka të bëjë me dëshmitë lokale dhe të huaja të krimeve ruse në Ukrainë, ku më 3 mars të këtij viti (22), 45 shtete pjesëmarrëse të OSBE-së, diskutuan rreth shkeljeve masive të të drejtave nga Rusia në Ukrainë.

“Në marrëveshje me Ukrainën, ShBA dhe 44 vende të tjera janë thirrur në “Mekanizmin e Moskës” të OSBE-së. Ky veprim do të krijojë një mision ekspertësh për të adresuar shqetësimet tona të rënda në lidhje me ndikimet humanitare dhe të të drejtave të njeriut mbi popullin e Ukrainës të shkaktuara nga pushtimi i mëtejshëm i Rusisë me mbështetjen e Bjellorusisë”, – thuhet në kumtesën e Stejt Departamentit.

Në mbështetje të Ukrainës, të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë Lituaninë, iu bashkuan nismës ndërkombëtare për të hetuar krimet ruse në Ukrainë. Shqipëria, Andorra, Bosnja, Kanadaja, Gjeorgjia, Islanda, Litenshtajni, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, San. Marino, Zvicra, Turqia, Britania e Madhe, ShBA etj etj, ishin shtetet që mbështetën nismën për të thirrur “Mekanizmin e Moskës”.

Kur u vendos të krijohet “Mekanizmi i Moskës” i OSBE-së, shtetet pjesëmarrëse miratuan gjithsej 16 pika të rëndësishme që njëkohësisht janë pjesë përbërëse e këtij mekanizmi të mbikëqyrjes së respektimit të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të akteve ndërkombëtare. Përveç në rastin e Ukrainës, ky mekanizëm i vëzhgimit, është thirrur edhe kundër Bjellorusisë e cila njihet si një shtet që shkel të drejtat e njeriut.

Një shtet aleat i Rusisë në luftërat e Moskës. Pavarësisht të gjitha thirrjeve paqësore ndërkombëtare ndaj Rusisë, ushtria ruse ka vazhduar me bombardimet ndaj objekteve civile. Pas krimeve njerëzore në Buça, në qytetin e Maripuolit po raportohen varre masive. Rusia duhet të kthehet në botën e civilizuar. Vrasjet masive të popullatës së pafajshme nuk kanë të bëjnë me politikën ruse të “denazifikimit” të Ukrainës.

Populli rus duhet të fillojë ndryshimet sa më shpejtë, para se të jetë vonë për të gjithë. Bashkësia ndërkombëtare ka përjashtuar Rusinë nga disa organizata të rëndësishme dhe ka regjistruar shkelje të rënda të ligjit humanitar ndërkombëtar nga ushtria ruse.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Të ndihmojmë Luljetën, ka shumë nevojë për ne!

Të ndihmojmë Luljetën. Ajo ka më shumë se nevojë për ne sot, se nesër mund të jemi secili prej neve në vendin e saj. Ajo...

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...