Superkompjuteri më i fuqishëm evropian arrin në Barcelonë

Barcelona me superkompjuterin e ri Mare Nostrum 5, instalimi i të cilit pritet të përfundojë në fund të këtij viti, do të rikthehet si lider në hartën evropiane të superkompjuterëve.

Mare Nostrum 5 do të jetë 15 deri në 20 herë më i fuqishëm sesa versioni i tanishëm Mare Nostrum 4, që është super kompjuteri i dytë më i fuqishëm në Evropë dhe i 13 në botë, ku është për 10 mijë herë më i shpejtë sesa gjenerata e parë e këtij kompjuteri të prodhuar në vitin 2004, që asokohe konsiderohej si më i fuqishmi në Evropë.

Punët në instalimin e versionit më të ri të super kompjuterit tashmë kanë filluar në qendrën kompjuterike në Barcelonë (BSC). Mare Nostrum 5, i cili do të duhej të jetë i gatshëm për punë gjatë vitit të ardhshëm, do të ketë fuqi maksimale të procesorit prej 200 petaflopë, që do të thotë se do të kryej 200 miliardë operacione për sekondë.

Ai do të përdoret për hulumtime mjekësore, përfshirë barnat, vaksinat dhe simulimet e përhapjes së një virusi – si dhe për parashikime të ndryshimeve klimatike – zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe hulumtime tjera të shumta.

Shpenzimet totale për blerjen, instalimin dhe punën gjatë pesë viteve kap vlerën e 223 milionë eurove, e gjysma e shumës do të financohet nga Bashkimi Evropian.

Mare Nostrum 4 gjatë vitit të kaluar ka fituar 47.2 milionë euro, ku 9.2 milionë nga qeveritë spanjolle dhe ajo katalunase, kurse 21.6 milionë tjera nga komisionit evropian.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...