Abdixhiku për masakrën në Mejë: Të mbahet përgjegjës secili që ka kryer krime

Në 23-vjetorin e masakrës në Mejë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë më deputetë të kësaj partie dhe asamblistë të LDK-së në Gjakovë sot kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Lëndina e pikëllimit”.

Abdixhiku u shpreh se masakra e Mejës është ndër ngjarjet më të dhimbshme të historisë shqiptare.

Ai tha se ditët dhe ngjarjet si kjo e sotmja janë shtyllë për të rikujtuar dhimbjen e popullit dhe plagët e pashëruara.

“23 vjet më parë, këtu 376 civilë të pafajshëm prej të cilëve 36 fëmijë të gjithë nën moshën 18-vjeç janë vrarë në mënyre mizore prej forcave serbe, të cilët më pas këta trupa i kanë bartur në Serbi për t’i varrosur në një varrezë masive dhe kjo tregon në vetë natyrën e krimit serb në Kosovë dhe jo vetëm por edhe organizimin e shtetit serb në luftën e Kosovës për të fshehur këtë krim. Këto ditë si e sotmja dhe ngjarje si e sotmja janë shtyllë për rikujtuar se për çdo veprim tonin të tanishëm, por mbi të gjitha shtyllë rikujtuese e dhimbjes së madhe që populli i Kosovës i kanë si plagë të pashëruara të përhershme”, tha ai.

Ai u shpreh se është obligim politik dhe patriotik që të zbardhet fati i mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur.

“Sot jemi edhe në Ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, prandaj e kemi obligim politik dhe patriotik që edhe fatin e 1600 të zhdukurve ta zbardhim deri tek i fundit dhe familjeve t’u japim qetësinë e nevojshme dhe jo vetëm atyre po gjithë Kosovës. E ardhmja jonë ndërtohet duke zbardhur të shkuarën dhe duke mbajtur përgjegjës secilin që ka kryer krime monstruoze”, tha ai.

Homazhe në kompleksin memorial në Meje kanë bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me ministra të kabinetit qeveritar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe shumë familjarë të civilëve qe u masakruan nga forcat serbe.

23 vjet më parë në Mejë të Gjakovës, forcat serbe vranë 376 civilë të pafajshëm, kjo është ndër masakrat më të mëdha në Kosovë gjatë luftës./KP

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kryeministri i ri australian Entoni Albaneze nesër do të bëjë betimin

Kryeministri i sapozgjedhur australian, Entoni Albaneze, nesër duhet të betohet, pas fitores së tij të djeshme në zgjedhje parlamentare të Partisë laburiste, njofton DPA. Albaneze...

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke bërë thirrje që ajo që ndodhi...

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e Diela të jetë ditë pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë. Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i...

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...