Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit (MPKNS) e Malit të Zi ka njoftuar drejtorët e të gjitha shkollave se sot nuk do të mbahet mësimi, për shkak të panikut pas njoftimit për vendosje të bombave.
Mëngjesin e sotëm disa shkolla në disa qytete të Malit të Zi kanë marrë kërcënime për bomba, pas së cilës janë evakuuar dhe mësimi është ndërprerë.
Policia tha se oficerët e tyre po siguronin shkollat ku kishin mbërritur kërcënimet për bomba, duke inspektuar dhe kontrolluar objektet.
Raportimet për bomba kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në adresat e komunave Nikshiç, Tivar, Berane dhe Plavë.