ASH me Ekspozitë para Kuvendit: Regjimi i reinkarnuar, beteja e 27 prillit vazhdon

Aleanca për Shqiptarët sot para Kuvendit ka ekspozuar disa fotografi nga ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Nga ASH thonë se LSDM dhe BDI po vazhdojnë veprat e bëra më herët nga VMRO-DPMNE.

Sot mbushen 5 vite nga dita e betejës kundër një regjimi demokrature në vepër, me qëllim për të kthyer Maqedoninë e Veriut drejt normalizimit institucional dhe rrugës drejt një demokracie më të zhvilluar. Një betejë në të cilën u derdh gjak, u rrezikuan jetë dhe u sulmua tempulli i demokracisë. Por, sot pas 5 viteve, kjo betejë u shit nga një regjim i ri që tanimë ka marr përmasat e atij të kaluarit.

Më 27 prill 2017 rrëzuam gjysmën e regjimit, Nikolla Gruevskin me klanin e tij dhe u zotuam se do të vazhdojmë për të rrëzuar edhe gjysmën tjetër, partnerin e Gruevskit, BDI-në. Në këtë ekspozitë shihen qartë, në mënyrë të ilustruar, ndodhitë e asaj dite.

Fatkeqësisht, sot LSDM është bërë bashkë me gjysmën e atij regjimi, BDI-në dhe ata krijuan një regjim hibrid, krijuan një qeverisje të pashpresë dhe dëshpëruese. Amnistuan organizatorët dhe realizatorët e 27 prillit, burgosën pafajësisht Feta Alimin dhe vazhduan me krimin dhe korrupsionin, kapjen e shtetit, partizimin e gjyqësorit, plaçkitjen e qytetarëve dhe izolimin e vendit.

Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët është e vendosur të vazhdojë këtë betejë dhe jemi të bindur se do të triumfojmë. Ne nuk jemi vetëm. Në këtë betejë jemi të vendosur, bashkë me qytetaret, me faktorin ndërkombëtar dhe me të gjithë ata që janë kundër regjimeve, tha Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...