Bill Clinton kujton vizitën me Albright në Kosovë, në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Kaluam një ditë të lumtur së bashku

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, gjatë ceremonisë nderuese për ish-sekretaren Madeleine Albright, ka kujtuar udhëtimin e fundit në Kosovë, në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s.

Clinton tha se trashëgimia e Albrightit për kontributin në Kosovë, Bosnjë dhe shtete të tjera, vazhdon të nderohet.

“Kaluam një ditë të lumtur së bashku dy vjet më parë në Kosovë, 20 vjet pas konfliktit atje. I çliruam nga rreziku real i gjenocidit. Ecëm dorë për dore në rrugët e Prishtinës, në një ditë me diell të qershorit. Rrugëve kishin dalë çerek milion persona, që është numër i madh njerëzish në një shtet të vogël si Kosova”.

“Dhe arritëm te subjekti i shëtitjes sonë, që ishte një bust i bukur i Madeleine që ishte nderimi i tyre për ndihmën e saj. E shohim nderimin e trashëgimisë së saj për të gjitha gjërat që ka bërë për Kosovën, Bosnjë dhe e shohim në shumë mënyra”, tha ai.

Clinton permendi edhe praninë e presidentes Vjosa Osmani dhe dhe kryeminsitrit Albin Kurti në ceremoni e nderimit të Albright.

Madeleine Albright në Prishtinë

“Sot këtu me ne është presidentja, ish-presidentja dhe kryeministri i Kosovës. Po ashtu këtu është edhe ish-ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës. U desh të ndodhte masakra e Srebrenicës që të kishim mblidheshin mjaftueshëm njerëz që të bëhej ajo që sot po bëhet në një mënyrë tjetër në tentim për ta shpëtuar Ukrainën”, shtoi Clinton.

Albright, e zgjedhur nga Clinton, ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit.

Albright ka vizituar tri herë Kosovën, pak muaj pas përfundimit të luftës 1999, më 2005 dhe 2019. Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj.

Ajo punoi për zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë viteve të 90-ta, ku u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Madeleine Albright ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare./Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...