Dyshime se VMRO-ja qëndron pas “pishmanllëkut” të SASHK-ut

 

VMRO-DPMNE vazhdon ta bëjë “me çdo kusht” dhe pa pyetur për “çmim” opozitarizmin e vet. Veprimi opozitar dhe interesi publik, megjithatë, nuk shkojnë përherë bashkë.

Duket qartë se kjo parti përpiqet të bëjë obstruksione dhe t’i futë gishtat edhe atje ku nuk e ka vendin. Dyshimet e publikut po dalin në shesh se me grevën e arsimtarëve po manipulon kjo parti. Sepse, javën e kaluar kryeministri Kovaçevski dhe kryetari i SASHK-ut deklaruan publikisht se janë marrë vesh për një rritje prej 12 përqindësh, por menjëherë pas festës, kjo ndryshoi në mënyrë të çuditshme.

Edhe në konferencën e sotme për shtyp, VMRO-ja e përkrah të drejtën e grevës, por nuk tha asgjë se si është e mundur që brenda nate SASHK-u, që ishte pajtuar me rritjen e rrogave, të ndërrojë mendjen? A nuk lë vend për dyshime se këtë pishmanllëk këtë e ka nxitur ajo vetë?

Me këtë kjo parti dëshmon se iu kthehet metodave të saj të vjetra kur gjithçka kishte nën kontroll, për më tepër, e ka përqejf të turbullojë ujin, edhe kur duket qartë kjo shkon në dëm të interesit të qytetarëve.

E nuk ka interes më të madh se nxënësit të kthehen në bankat shkollore e arsimtarët të marrin ditarët në dorë dhe të përfundojnë procesin edukativo-arsimor për këtë vit shkollor.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Të ndihmojmë Luljetën, ka shumë nevojë për ne!

Të ndihmojmë Luljetën. Ajo ka më shumë se nevojë për ne sot, se nesër mund të jemi secili prej neve në vendin e saj. Ajo...

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...