Talenti më i madh i futbollit francez, Kylian Mbappe, ka marrë votat e popullatës gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Sipas raportimeve të mediave franceze, vetëm në një fshat të quajtur Tallenay të dielën, Kylian Mbappe mori 10 vota për president.
Mbappe nuk vjen vetëm në faqet e para të mediave përmes sportit, por edhe përmes politikës. L’Est Republican thekson se sulmuesi 23-vjeçar fitoi 10 vota në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në fshatin Tallenay, në lindje të francës.
Në këtë fshat ishin të regjistruar 348 votues, teksa 10 prej tyre kanë votuar për Mbappen. Një grup tifozësh të sulmuesit të madh francez kanë futur në kutinë e votimit letra të paraprintuara.
Sigurisht që votat u shpallën të pavlefshme. Pasi gazeta franceze publikoi këtë informacion, ai u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Kujtojmë, Emmanuel Macron mori 58.3 për qind të votave përpara Marina Le Pen dhe kështu fitoi një mandat tjetër në krye të Francës.