Homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve, Çerkini: Kur uleni të hani bukë mendoni për familjarët që zemrat i kanë ende të pashëruara

Sot në Ditën e personave të pagjetur të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zyrtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe familjarë të të zhdukurve kanë bërë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve.

Ata kanë vendosur kurora lulesh para përmendores së personave të të pagjeturve në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Bajram Çerkini, nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur u bëri thirrje autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare që të jenë më aktivë për zbardhjen e fatit të mbi 1600 të pagjeturve

“Është mirë që pas 23 viteve nuk po harrohen edhe 1,612 vetë të cilët i kemi ende pa gjet. Nuk po harrohen edhe familjet të cilat janë gjithmonë duke qarë dhe duke i kërkuar ma të dashurit e tyre. Nuk po harrohen edhe ata që nuk po na thërrasin ‘o hajde merrna e ne jemi ata që nuk po dimë ku janë’.

Ju kisha lut të gjithë ata që po na dëgjojnë e s’po na dëgjojnë sot kur ulen të hanë bukë le të mendojnë një sekondë për familjarët të cilët i kanë zemrën pa shëruar, shpirtin t’u qajt dhe me lot e me gjak. I kisha lut të thonë o zot ndihmoju këtyre njerëzve dhe bëni më të vetëdijshëm vendorët e ndërkombëtarët për zbardhjen e fatit të pagjeturve”, tha Qerkini.

Ai pati kritika edhe ndaj Brukselit që nuk po arrin të zgjidh çështjen e të pagjeturve.

“E vetmja shans na ka mbet se mediat mund të na ndihmojnë… Unë jam duke fol edhe më ndërkombëtar edhe me vendor, Brukseli s’do të mundet me na zgjidh problemin… janë duke e zhagit problemin Serbia, për shkak se nuk ka shanse me këtë taktik që 20 vjet….”, tha ai. /Telegrafi/

Homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve

Homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve

Homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...