Ish-prokurorja speciale Katica Janeva në një fundjavë pushimi jashtë burgut të Idrizovës

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva ka shfrytëzuar një fundjavë festive për festat e Pashkëve. Ajo është liruar nga burgu i Idrizovës ku po vuan dënimin me burg dhe Telma e ka kapur duke bërë pazar në një nga marketet e Shkupit.

Nga Administrata për Ekzekutim të Sanksioneve thonë se këtë përfitim ajo e ka marrë më 23 prill dhe mbrëmë është detyruar të kthehet në Idrizovë.

Kjo masë vjen pas ligjit që lejon lirimin e të burgosurve pas vuajtjes së 1/3 të dënimit me burg, i cili për Janevën u dënua me 7 vjet.

Ajo u dënua në rastin Reket, së bashku me Bojan Jovanovskin i cili u dënua me 9 vjet burg dhe Zoran Milevski Kiçeec i cili e pranoi fajin dhe mori 3 vjet.

Për herë të parë Janeva ka përdorur një masë të tillë për festat e Vitit të Ri dhe deri më tani ka marrë një dalje tjetër në datë 7 të shkurtit të këtij viti.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...