Ish zëvendës ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Lindita Qazimi përmes një postimi në faqen e saj në facebook ka ironizuar me mos reagimin e popullit për grevën në arsim.
Ajo me këtë rast ka thënë se populli më shumë pati reaguar kur u mbyllën kafenetë dhe u anuluan dasmat, se sa tani kur shkollat nuk funksionojnë!
Ky është postimi i plotë i Qazimit:
A e mbani mend kur u ndalën dasmat dhe kafet dikur çka ndodhi?! Valë reagimesh, desh u çmendëm!
A për shkollat ska problem, mund mos i çelim kurrë, rahat jemi ohoo..
Ja kjo është gjendja dhe pasqyra jonë momentale dhe simptoma se çka na pret në të ardhmen!
Fajtori?
Të gjithë pa përjashtim, situata është zinxhir i defektit në shumë hallka.
Kur arsimi ishte ideal dikur dhe drita e pasqyra e nje kombi, punoheshte edhe pa pagesë nëpër podrume e kushte të mjerueshme, dhe dilnin gjenerata që prodhonin fatosa të kombit!
Tash pare, pare, pare në çdo sferë!
P.S. Që mos keqkuptohem, punëtorët e arsimit meritojnë rroga shumë më të mëdhaja dhe dinjitoze, por nuk meritojnë një Sindikatë të politizuar dhe që interesin e nxënësit e ka 0!
Të drejtën e protestës dhe grevës PO, por jo në dëm të nxënësve. Ka mekanizma edhe me u ngrit zëri për të drejtën e merituar, edhe mos me prodhu nesër kuadër gjysëm analfabet, për mos me thënë analfabet!