Ja si do të jetë moti në fundjavë dhe për Bajram

Të enjten më freskët, orëve të mëngjesit mundësi për riga lokale shiu. Të premten dhe në fundjavë vranësira e diell, të dielën me kushte për reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather kalimi i një fushe jostabile mbi rajon, sjell gjatë ditës së enjte, kushte për riga lokale shiu orëve të mëngjesit, dhe masa diç më të freskëta ajrore, që zbresin temperaturat më afër vlerave mesatare.

Nga dita e premte mbete mot i ndryshueshëm, me vranësira por edhe intervale me diell, e përreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel dhe të hënë, paraqiten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, orëve të pasdites.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

28.04 – Më freskët, në mëngjes vranësira e mundësi për riga lokale shiu. Ditën do të ketë edhe intervale me diell.

29.04 – Kryesisht me vranësira, e ditën edhe intervale me diell. Rreth viseve malore pasdites mundësi për riga lokale shiu.

30.04 – Pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe shiu përreth viseve malore gjatë pasdites.

1.05 – Ndryshueshëm, me diell e vranësira. Pasdite me mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

2.05 – Kryesisht me vranësira, gjatë ditës me kushte edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet pasi zbresin në 16C të enjten, më pas me një trend të rritjes deri në 18C e 19C në fundjavë.

Era frynë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, të enjten edhe mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike në rritje edhe mbi vlera mesatare, e në fillim të javës në rënie.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...