OBSH ngre alarmin: Rrezik në rritje për përhapjen e fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Emergjencën e Fëmijëve paralajmëruan për një rrezik në rritje të përhapjes së fruthit.

Në janar dhe shkurt 2022 u raportuan pothuajse 17,338 raste të fruthit në mbarë botën, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 9,665 raste gjatë dy muajve të parë të 2021, njoftuan organizatat ditën e sotme.

Sipas tyre ndërprerjet e lidhura me pandeminë, rritja e pabarazive në aksesin ndaj vaksinave dhe devijimi i burimeve nga imunizimi rutinë po lënë shumë fëmijë pa mbrojtje kundër fruthit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme nga vaksinat.

Njëzet e tre milionë fëmijë në mbarë botën humbën vaksinat e fëmijërisë në vitin 2020, thanë organizatat.

Fushatat e vaksinimit të fëmijëve janë penguar kohët e fundit nga pandemia Covid-19 dhe konfliktet në Ukrainë, Etiopi, Somali dhe Afganistan.

Doktoreshë Shannon Stokley, zëvendës drejtore e imunizimit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shprehu shqetësimin se vaksinat rutinë të humbura mund t’i lënë fëmijët të prekshëm ndaj sëmundjeve të parandalueshme si fruthi dhe kolla e mirë, të cilat janë jashtëzakonisht ngjitëse dhe mund të jenë shumë serioze, veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...