Osmani: Ja pse qytetarët e Maqedonisë detyrohen të marrin pasaportë bullgare

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në një intervistë për televizionin bullgar BTV ka komentuar ankesat e palës bullgare në lidhje me rezultatin e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në Maqedoninë e Veriut.

Shefi i diplomacisë theksoi se institucionet kompetente kanë dhënë përgjigjet e tyre, ndërsa shton se numri i madh i shtetasve tanë që kanë pasaportë bullgare vjen për shkak të arsyeve sociale.

“Sigurisht që pasaporta bullgare ka shumë më tepër përparësi se ajo maqedonase, sepse është pasaportë evropiane. Ndërsa njerëzit detyrohen të marrin pasaportë bullgare për arsye sociale. Pra, nuk mund të barazojnë shtetësinë dhe përkatësinë etnike. Por, pyetjet për regjistrimin e popullsisë, pyetjet për lirinë e qytetarëve të definohen lirisht – mendoj se janë absolutisht thelbësore – Republika e Maqedonisë së Veriut i garanton dhe natyrisht do t’i forcojë gjithnjë e më shumë”, deklaroi Osmani.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...