Për Nedelkovin marrëveshja zgjat gjersa s’i thonë ta shkelë suflerët e Pallatit të Bardhë?!

Ç’ishte ajo fotografi e përbashkët e kryetarit të SASHK-ut me Kryeministrin javën e kaluar?

A nuk ishte rezultat i një ujdie midis Qeverisë për rritje pagash të arsimtarëve? A nuk ishte një kompromis i arritur dhe me shumë të caktuar të rritjes prej 12 për qind, më shumë se sa që ofrohej paraprakisht dhe a s’e kishte pranuar Jakim Nedellkovi atë?

“I harmonizuam qëndrimet me Qeverinë, ku në kuadër të mundësive të shtetit, në kuadër të asaj që mund të ndahet për rritjen e pagave të rrogave në veprimtaritë e përkujdesjes së fëmijëve, arsimit fillor dhe të mesëm, ERDHËM DERI TE PËRQINDJA E PËRBASHKËT të rritjes së pagave, e cila do të fillonte nga muaji korrik, më së voni në korrik, me përfundimin e rebalansit dhe procesuimit të mjeteve, për 12 për qind të rrogave të tashme, me shtesat që përkasin sipas marrëveshjes”.

Ja, kjo është deklarata që dha Jakim Nedelkovi, që flet për një marrëveshje për një “përqindje të përbashkët” prej 12 përqind. Domethënë, nuk ka folur për ndonjë premtim që ka dhënë Qeveria, por për një marrëveshje të kryer, të pranueshme edhe për SASHK-un, pas së cilës, më së voni të mërkurën, të fillojë mësimi.

Po, a bëhen politika dhe marrëveshje me subjekte dhe udhëheqës seriozë? Del se Jakim Nedelkovi nuk është serioz, për të mos thënë se është një manipulues edhe me publikun, edhe me SASHK-un, sepse nuk është i sinqertë as me njërin as me tjetrin.
Diku tjetër fle lepuri, do të kishte thënë populli.

Tash, pas këtij diversioni që i bën marrëveshjes, pyetja dhe dilema kryesore është se ai gjithë kohës po vepron me direktiva politike. Arsyetimi se Kryesia e SASHK-ut nuk është pajtuar, flet se ai nuk paska pasur mandat për të negociuar me Qeverinë, sepse, kur të dalë publikisht dhe të flasë për marrëveshje të arritur gjithsesi nënkupton një harmonizim me bazën ose siguri se e ka përkrahjen e bazës.

Ose, kjo e dyta, se me Nedellkovin dhe grevën e SASHK-ut gjithë kohën manipulohet politikisht nga partia kryesore opozitare, VMRO-DPMNE-së. Më e sinqertë do të ishte të dilte kryetari i SASHK-ut dhe të thotë publikisht: Më falni, nuk e udhëheq unë Sindikatën e Arsimit, po shefat nga Pallati i Bardhë! Unë bëj çka më thonë ata!

Gjërat do të ishin më të qarta. Në vend të tij, në krye të grevës të vijë Mickovski, që të dihet kush me kë ka punë

Por kjo duhej të shoqërohej me një dorëheqje të Nedellkovit, sepse nuk mund të qëndrojë më gjersa për vendimet që i merr, të tjerët e detyrojnë të bëhet pishman!/Indeks.mk

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...