Qyteti i Shkupit ofron trajnim falas për oxhakpastrues

Qyteti i Shkupit realizon projektin “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”, i cili financohet nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë dhe realizohet në bashkëpunim me qytetin e binjakëzuar të Nirnbergut, Republika Federale e Gjermanisë.

Projekti ka si synim sigurimin e kontrollit të ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit duke siguruar kushte për mësim dhe trajnim falas për rikthimin e profesionit të oxhakpastruesit nëpërmjet shkëmbimit të përvojave me oxhakpastrues nga Republika Federale e Gjermanisë.

Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për shprehjen e interesit për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues.

Personat e interesuar duhet të kenë përfunduar  së paku arsimin e mesëm, dhe  mund të aplikojnë me depozitimin e letrës për shprehjen e interesit, në të cilën detyrimisht duhet të shënojnë: Emrin dhe mbiemrin, datëlindjen, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit dhe adresën e-mail.

Letrën me shprehjen e interesit mund ta depozitojnë nëpërmjet postës elektronike në adresën e mëposhtme – nakopa@skopje.gov.mk, ose në version të printuar (personalisht nëpërmjet arkivit ose me postë) pranë Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden nr. 82, 1000 Shkup, me shënimin: Për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues në suazat e projektit “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”.

Afati përfundimtar për depozitimin e letrës për shprehjen e interesit është 15.05.2022 deri në orën 15.00.

Thirrja publike me të gjitha kriteret dhe kushtet për aplikim është në dispozicion në lidhjen e mëposhtme të internetit – https://skopje.gov.mk/media/8458/javen-povik-obuka-odzacari.pdf

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...