Rrëzimi i aeroplanit në vitin 2016 nga i cili mbetën të vdekur 66 persona u shkaktua nga cigarja e pilotit, zbulon një hetim i ri

Një aeroplan pasagjerësh që u rrëzua duke vrarë të gjithë në bord u rrëzua nga piloti që kishte një cigare në kabinë, ka zbuluar një hetim.

Sipas New York Post, përcjell Telegrafi, piloti në bordin e fluturimit MS804 të EgyptAir ndezi një cigare në kabinë, duke shkaktuar që oksigjeni që rridhte nga një maskë emergjente të digjej.

Një total prej 66 pasagjerësh dhe ekuipazhi vdiqën kur Airbus A320 i cili po udhëtonte nga Parisi për në Kajro, Egjipt në maj të vitit 2016 u rrëzua në Detin Mesdhe në jug të ishullit grek të Kretës në rrethana misterioze.

Ali Ali Shoukair thuhet se ndezi një cigare në kabinën e fluturimit MS804 të EgyptAir

Po sipas mediumit në fjalë, aeroplani bëri “devijime të dhunshme” përpara se të binte në një “spirale vdekjeje” mbi Mesdhe.

Mes të vdekurve ishte një britanik, 12 turistë francezë, 30 egjiptianë, dy irakianë dhe një kanadez.

Pas një misioni të madh kërkimi që përfshin Marinën e SHBA-së, kutia e zezë e aeroplanit u gjet në ujëra të thella afër Greqisë.

Disa nga sendet e pasagjerëve dhe pjesë të rrënojave të fluturimit MS804 të EgyptAir

Në atë kohë, autoritetet egjiptiane pretenduan se aeroplani u rrëzua në një sulm terrorist, pavarësisht se asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.

Megjithatë, një hetim zyrtar ka arritur në përfundimin se një cigare e pilotit ka ndezur aksidentalisht oksigjenin që rridhte nga një maskë e urgjencës.

Pilotët egjiptianë shpesh pinin duhan në kabinë, dhe në mënyrë të pabesueshme, kjo praktikë nuk ishte e ndaluar në kohën e rrëzimit të vitit 2016, sipas një raporti 134 faqesh të prodhuar nga ekspertë të aviacionit.

Ushtarët francezë në bordin e një aeroplani derisa kryejnë kërkime për mbeturina nga fluturimi MS804 i EgyptAir mbi Detin Mesdhe më 22 maj 2016.

Në vitin 2018, byroja e aksidenteve të aviacionit civil të Francës BEA tha se “ka shumë të ngjarë… që të ketë shpërthyer një zjarr në kabinë ndërsa avioni po fluturonte në lartësinë e tij dhe se zjarri u përhap me shpejtësi, duke rezultuar në humbjen e kontrollit të aeroplanit”.

Në atë kohë, nuk flitej për rrjedhje oksigjeni apo për pilotët që pinin duhan në kabinë. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kryeministri i ri australian Entoni Albaneze nesër do të bëjë betimin

Kryeministri i sapozgjedhur australian, Entoni Albaneze, nesër duhet të betohet, pas fitores së tij të djeshme në zgjedhje parlamentare të Partisë laburiste, njofton DPA. Albaneze...

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke bërë thirrje që ajo që ndodhi...

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e Diela të jetë ditë pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë. Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i...

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...