Taravari kujton 27 prillin, drejtësia mund të vonohet por ajo do të vendoset

Arben Taravari kujton 27 prillin , ja postimi i plotë në rrjetin social facebook:

Për tre dekada mëvetësi, Republika e Maqedonisë së Veriut ka prodhuar dhjetëra raste të montuara politike e sulme mbi demokracinë të pazgjidhura deri më sot, për shkak të ndërhyrjes së parapolitikës në gjyqësor dhe me qëllim të mbrojtjes së politikanëve të kriminalizuar e të kriminelëve të politizuar.

27 prilli, përveç se një plagë e pashëruar e demokracisë sonë së brishtë, është edhe rasti më eklatant i mënyrës së funksionimit të këtij sistemi parapolitik .

Derisa struktura kriminogjene brenda organeve të rendit dhe partisë shqiptare në pushtet informonin Gruevskin rreth planeve për formimin e një shumice të re parlamentare, ish-Kryetari i Kuvendit Veljanovski bashkë me deputetët Mukoski, Vasilevski, Arnaudov e Dimovski u hapnin dyert e Kuvendit huliganëve të porositur nga jashtë për të ndalur rrëzimin demokratik të regjimit. Ish-deputeti Grubi kujdesej që të mirëpriste dhe inkurajonte terroristët ndërsa përqafohej me të birin e Mijallkovit që dirigjonte turmën në këtë sulm të paparë mbi tempullin e demokracisë dhe mbi jetën e përfaqësuesve të popullit.

Vënia e drejtësisë dhe e përgjegjësisë politike për 27 prillin natyrshëm u bë kërkesë gjithëpopullore brenda por edhe jashtës përmes partnerëve tanë evropianë dhe amerikanë jashtë në rrugëtimin evropian të vendit. Dhe çka ndodhi në vend të përgjegjësisë?

Parapolitika që bashkon regjimin e ri maqedon që shtirej se do të sillte ndryshimin, bashkë me regjimin e vjetër të përfaqësuar nga BDI dhe Mijallkov negociuan dhe sollën ligj të porositur për amnistimin e ekzekutuesve Mukoski, Vasilevski, Arnaudov e Dimovski. Të njëjtit amnistuan regjisorin Veljanovski duke pamundësuar marrjen e imunitetit të tij parlamentar. Dhe përsëri po të njëjtit mundësuan largimin e skenaristit Gruevski dhe gjetën një shqiptar fajtor kujdestar në personin e Feta Alimit i cili për faj të vetëm kishte shpëtimin e jetës së deputetit dhe Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Që të gjithë këta kriminelë, me një përjashtim, sepse dikush deshi ndryshe, sot bredhin të lirë dhe të pa shqetësuar nga drejtësia, ndërsa ish-deputeti Grubi që njihej ndryshe si koordinatori i grupit parlamentar të deputetëve të Mijallkovit, është avancuar në detyrën e zëvendës Kryeministrit të parë të qeverisë.

Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk do të ndal përpjekjet e saj për transparencë të plotë dhe llogaridhënie politike për 27 prillin dhe të gjitha rastet e montuara politike.
Përballë shtetit të kapur dhe drejtësisë thellësisht të korruptuar dhe të kontrolluar nga politika, kemi kërkuar nga vendet mike evropiane një mision për rishikimin e të rasteve të montuara politike, ato të korrupsionit të nivelit të lartë dhe rastin e sulmit terrorist të 27 prillit 2017 mbi Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Nuk do të zmbrapsemi nga kjo kërkesë dhe nga programi ynë për një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë, përfshirë përmes vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar në standardet evropiane.

Drejtësia mund të vonohet, por ajo do të vendoset, shkruan Taravari.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...