Zaev i drejtohet BE-së: Ndryshoni mënyrën e marrjes së vendimeve

E pyes BE-në nga Strumica ime evropiane, e cila kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, nëse mënyra e tillë e marrjes së vendimeve në Union, me ç’rast një vend anëtar e bllokon tërë rajonin për shkaqe krejtësisht irracionale dhe nacionaliste, është mekanizëm me të cilin zhvillohet ideja evropiane. Nëse jo, ndërsa e di se nuk është, atëherë ndryshoni mënyrën e marrjes së vendimeve. BE-ja duhet të veprojë në dobi të veten, në dobi të idesë evropiane, e cila sipas definicionit është liberale, e hapur, e gjerë. Ideja evropiane nuk guxon të shantazhohet nga nacionalizmi, nuk guxon të lejojë që nacionalizmi të vendos veto ndaj lirisë, porositi ish kryeministri Zoran Zaev nga konferenca në Strumicë, e quajtur “Sovraniteti i Evropës”, që e organizoi Ambasada franceze, raporton MIA.

Ai vlerëson se agresioni rus ndaj Ukrainës është shkaku se pse BE-ja duhet t’i zgjidh të gjitha çështjet e hapura në rajon, posaçërisht atë të Maqedonisë së Veriut. Siç tha, nuk ekziston arsyetim për asnjë viktimë civile në Ukrainë, nuk ekziston arsyetim për fëmijët ukrainas, ndërsa nuk do të ekzistojë arsyetim edhe nëse bie ndonjë projektim mbi shtëpinë përmendore të Kërste Petkov Misirkov në Odesa.

Sipas tij, kjo është koha kur liderët e BE-së duhet të ndërmarrin lidership politik, ashtu siç e kanë bërë atë themeluesit e BE-së.

Ambasadori i Francës në vendin tonë, Siril Bomgartner u përqendrua në zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, por edhe ndikimin e tyre ndaj vendeve që i zbatojnë sanksionet.

“Ka edhe një çështje tjetër lidhur me intervenimin indirekt të evropianëve dhe tërë botës perëndimore në ‘teatrin’ ukrainas dhe mendoj se të gjithë e dinë se nëse vendosim ta ndërmarrim këtë hap, do të gjendemi në diçka që do të jetë shumë më shkatërruese se ajo që është sot. Dhe për këtë shkak, çështja nuk është aspak e thjeshtë”, tha ambasadori francez.

Ai informoi se ndihma për Ukrainën deri tani është mbi 1,5 miliardë euro, ndërsa pesë milionë refugjatët nga Ukraina, janë në Evropë dhe ajo u ndihmon.

Lidhur me hapjen e negociatave aderuese, Bomgartner vlerëson se të gjithë janë të përkushtuar në fillimin e tyre sa më të shpejtë, por për Kryesinë franceze me BE-në, të rëndësishme janë edhe çështje tjera dhe për këtë shkak kanë vendosur të organizojnë më shumë konferenca si ajo e sotme në Strumicë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...