Digjitalizimi i gjykatave, qasja e shpejtë e thjeshtë e qytetarëve për marrjen e dokumenteve, sigurimi i kushteve optimale për kryerjen e funksionit gjyqësor dhe prokurorial
Digjitalizimi i gjykatave, qasja e shpejtë dhe e thjeshtë e qytetarëve për marrjen e dokumenteve, sigurimi i kushteve optimale për kryerjen e funksionit gjyqësor dhe prokurorial.
Në 100 ditët e para vazhduam aktivitetet për qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme!
U instalua dhe u lëshua në përdorim pajisje informatike kompjuterike në sallat e 5 gjykatave me çka do të rritet transparenca dhe barazia e palëve në procedurë. Janë nënshkruar edhe memorandume për interoperabilitet dhe për shkëmbim më të shpejtë të të dhënave me institucionet.
Janë siguruar shërbime digjitale për qytetarët, me çka mundësohet mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e thjeshtë e kërkimit dhe marrjes së dokumenteve apo të dhënave.
Vërtetime elektronike nga evidencat penale për persona fizik dhe juridik që janë në dispozicion në portalin kombëtar uslugi.gov.mk.
Me sukses po zbatohet sistemi për ndihmë juridike falas për qytetarët. Numri i kërkesave për ndihmë juridike sekondare pa pagesë është rritur për 53,7%. Pothuajse 20% më shumë qytetarë kanë marrë ndihmë juridike primare në krahasim me vitin e kaluar.
Në vazhdimësi po ndërmerren aktivitete për të ofruar kushte optimale për kryerjen efikase të funksionit gjyqësor dhe prokurorial. Po përkushtohemi për përmirësimin e statusit të tyre dhe pavarësinë financiare në shoqëri.
Filloi trajnimi i gjeneratës së VIII-të në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë për edukimin e kuadrove për gjyqtarë dhe prokurorë, e që është çelësi për funksionimin e pa ndërprerë të shtetit juridik.
Janë mbajtur seanca publike për zgjidhjet e reja ligjore:
Ligji për faljen
Ligji për ekspertizën
Ligji për drejtësi për fëmijët.
Finalizimi i implementimit të Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit 2017-2022.
Ministria e Drejtësisë edhe në periudhën e ardhshme do të fokusohet në forcimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe transparencës së sistemit gjyqësor, përmirësimin e cilësisë dhe efektivitetit të shërbimeve gjyqësore për qytetarët.
Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...