Fahrije Hoti shpallet “Evropiania e Vitit 2022” në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë javë më parë kishte nominuar pesë persona për “Evropiani i Vitit 2022”, ndërsa në bazë të pëlqimeve nga publiku fituese është Fahrije Hoti.

Të nominuar për “Evropiani i Vitit 2022”, ishin Behare Bajraktari, Fahrije Hoti, Jovana Radosavljeviq, Samir Karahoda dhe Sebahate Hajdini.

Fahrije Hoti ka marrë 6.400 vota, Sebahate Hajdini 4,200 vota, Behare Bajraktari 1,300, Samir Karahoda 638 dhe Jovana Radosavljeviq 170.

Votimi ka përfunduar të mërkurën në orën 17:00.

Ndryshe, ky çmim që ndahet nga Zyra e Bashkimit Evropian, jepet për personin që merr më së shumti “pëlqime”.

Çmimi i ndahet individëve, puna dhe arritjet e të cilëve kanë promovuar idenë dhe vlerat evropiane. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Shënimi i 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit – sukses i plotë

21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit këtë vit e përmbyllëm me “Peace Festival” të suksesshëm, në sheshin Skenderbeu në Shkup. Me këtë rast...

VIDEO/ Tayna ndërpret koncertin, surprizon Butrint Imerin – Abc News

schedule13:14 - 14 Gusht, 2022 Tayna ka surprizuar Butrint Imerin gjatë një koncerti që kanë mbajtur së fundmi. Dyshja e famshme, të cilat...