Kovaçevski: Me pakon e masave mundësuam mbrojtjen e standardit jetësor

Kryeministri Dimitar Kovaçevskit sot në Kuvend në lidhje me pyetjet parlamentare rreh masave të krizës u shpreh se nuk është lejuar goditje çmimi si kudo në Evropë.

Nëse i shikojmë të gjitha krahasimet në rajon dhe më gjerë, Republika e Maqedonisë së Veriut ka çmimet më të ulëta të energjisë dhe çmimin më të ulët të produkteve ushqimore bazë, krahasuar me të gjitha”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski

Ai tha se qeveria i ishte përgjigjur menjëherë krizës më të keqe ekonomike në të gjithë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore, e shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë, efektet e zgjatura të krizës koronare, por edhe një rritje e paprecedentë e ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

“Qeveria, në përputhje me këtë situatë, përgatiti në kohë një paketë masash, në vlerën totale prej 615 milionë eurosh, për të zbutur goditjen e çmimeve, për të ruajtur standardin e qytetarëve dhe për të ruajtur likuiditetin e kompanitë. Një pjesë e mjeteve janë paraparë në Buxhetin për vitin 2022, duke qenë se ka pasur krizë energjetike, por një pjesë janë bërë gjatë vitit 2022, në mandatin e Qeverisë së re. Ajo paketë masash ishte në vlerën 400 milionë euro, e cila i referohej një pjesë të uljes së të ardhurave nga tatimet dhe akcizat për vendin, me qëllim uljen e çmimeve të lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare, pjesa e dytë e transfertave direkte financiare për qytetarët më vulnerabël në vend dhe i treti – duke siguruar mjete financiare për të ruajtur likuiditetin e kompanive, në kushte të rritjes së energjisë që janë pjesë e procesit të prodhimit dhe shërbimit të tyre”, tha Kovaçevski.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...