Nuredini: Еcim me vendosmëri në rrugën drejt një mjedisi jetësor të pastër

Mjedisi jetësor si asnjëherë më parë rangohet në agjendën strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është e vendosur fort në përmbushjen e synimeve ambicioze strategjike, të përcaktuara qartë për të gjithë mediumet mjedisore.

Në 100 ditët e para të mandatit të ri të ministrit Naser Nuredini, vazhdojnë aktivitetet për realizimin e projekteve kapitale në pjesën, para së gjithash furnizimi me ujë për çdo vendbanim në vend dhe trajtimin e ujërave të zeza. Në përputhje me Programin për Menaxhimin e Ujërave për këtë vit janë siguruar 50.940.000 denarë për Projektim dhe ndërtime të reja dhe mirëmbajtje dhe përmirësim i objekteve ekzistuese publike të ujësjellësit dhe rregullim i rrjedhave ujore për shkak të mbrojtjes nga efektet e dëmshme të ujit. Në 100 ditët e para, në kuadër të Programit për përmirësimin e rezistencës/ fleksibilitetit ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet në nivelin e pellgut të lumit dhe përcakton vendet më kritike për ndërhyrje me masa strukturore përmes ndërtimit të shtretërve të rinj të rregulluar të lumenjve, ka filluar projekti për rregullimin e shtratit të lumit Bogovinjska në fshatin Shipkovicë, për të cilën MMJPH ka ndarë 10 162, 000 denarë. Projekti zbatohet në bashkëpunim me UNDP-në dhe Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me një grant afërsisht jo më shumë se 1.2 milionë euro.

Ministri Nuredini bëri të ditur se janë duke u zhvilluar negociata me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Evropiane për Investime për ofrimin e dy linjave kreditore (BERZH – 55 milionë euro dhe BEI – 50 milionë euro). Njëra për nevojat e finalizimit të vendosjes së sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave dhe tjetra për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Në 100 ditët e para u tejkaluan sfidat dhe u vu në funksion kompania e parë e përbashkët rajonale për deponimin e mbeturinave “Rusino – Pollog” dhe u zbatuan masa për sanimin e të gjithë lokacionit të deponisë së vjetër Rusino.

Janë bërë përpjekje dhe janë mbështetur projekte për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të krijuar shprehi tek popullata për përzgjedhjen e mbeturinave.

Është duke u zhvilluar projekti për pastrimin e më shumë se 25 deponive ilegale të Parkut Kombëtar të sapoformuar Mali Sharr, për të cilin MMJPH ka siguruar 30 milionë denarë.

Sukses i veçantë konsiderohet se është vendosur në fazën përfundimtare të pastrimit të lindanit dhe izomerëve të tij nga deponija e vogël në OHIS, i parashikuar me projektin nga UNIDO. I njëјti, për një kohë të shkurtër duhet të transportohet jashtë vendit. Vazhdon pastrimi i mëtejshëm dhe depozitimi i sigurt i kësaj mbetje të rrezikshme historike, si dhe kërkimi i mjeteve financiare për pastrimin e deponisë së madhe dhe lokacionit në vendin e quajtur Pelenicë.

Në këtë pjesë, një përfitim veçanërisht të madh kanë Ndryshimet dhe Plotësimet e miratuara së fundi për Ligjin për Mjedisin Jetësor, të cilët krijuan një mekanizëm për sanimin e ndotjes historike dhe pikave të nxehta në vend, është përcaktuar një metodologji për identifikimin e zonave të kontaminuara, me detyrime specifike për rehabilitim dhe përmbajtje të përcaktuar të Planit i cili do të zbatojë këtë sanim në përputhje me standardet botërore. Me këtë kemi krijuar kushte për zgjidhjen edhe të ndotjeve tjera historike në vend.

Në fushën e monitorimit të cilësisë së ajrit të ambientit, janë vënë në funksion dy stacione të reja matëse të cilësisë së ajrit, në Berovë dhe Prilep, të cilët për herë të parë financohen ekskluzivisht nga buxheti i tyre. Me këtë numri i stacioneve të monitorimit u rrit në 21, ndërsa u ndanë gjithsej mjete në vlerë prej 12.019.480.00 denarë.

Po punohet në mënyrë intensive për dixhitalizimin e qasjes në informata në fushën e mjedisit jetësor dhe progres i veçantë është përgatitja e Librit të Ujit që ofron pasqyrë në përdorimin dhe menaxhimin e burimeve ujore, më pas platforma e dixhitalizuar që MMJPH e ka zhvilluar me burimet e veta nëpërmjet së cilës qaset deri tek Regjistri i mbajtësve të lejeve / ndotësve, si dhe deri tek hartëzimi i dixhitalizuar i mënyrave të ngrohjes së objekteve publike në vend. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor ka vënë në funksion regjistrin e subjekteve të mbikëqyrjes inspektuese.

Lidhur me legjislacionin, para pak kohësh është miratuar Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese në mjedisin jetësor që është përgatitur nga MMJPH, ndërsa në proces janë procedurat për përgatitjen dhe miratimin e Ligjit për Emetime Industriale, Ligjit për Veprime Klimatike dhe Ligji për Ujërat.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...