Rëndësia e mirëushqyerjes në shëndetin mendor të brezave të rinj

Nga Dr.Albana Daka-Klinika Fithealth

Pacientja 13 vjecare: Mami më ka sjellë kot këtu, unë e di vetë cfarë duhet të bëj për tú dobësuar e për tu bërë modele.

Dr.Albana: Cfarë duhet të bësh?

Pacientja 13 vjecare: Të rri pa ngrënë, ose të nxjerr cdo gjë që ha, deri tani kam rënë 5 kg.

Dr.Albana: A e di sa e pashëndetshme është kjo dhe pasojat afatgjata që ka në terma afatgjatë për shëndetin tënd?

Pacientja 13 vjecare: Të gjitha modelet kështu bëjnë, unë i ndjek në Instagram, kam parë qe hane dhe pambuk. E provova po nuk ja dola dot…

Në praktikën disa vjeçare në klinikën Fithealth jam përballur me plot raste sfiduese: qofshin këta të rritur apo fëmijë me problematika nga më të ndryshmet përsa i përket ushqyerjes dhe gjendjeve shëndetësore të lidhura pashmangshmërisht me ushqyerjen.

Ajo c’ka me keqardhje kam konstatuar është se rastet e problematikave ushqimore tek fëmijët dhe adoleshentët janë gjithnjë në rritje.

Raste fëmijësh me anoreksi apo bulimi nervosa, të cilët paraqiten në klinikë me këmbënguljen e prindërve të tyre. Këta të fundit pavarësisht se janë gjithnjë e më të ndërgjegjësuar (fatmirësisht!), sërish shpesh nuk arrijnë të dëgjojnë në kohë “këmbanat e alarmit” kur vjen puna tek fëmijët e tyre.

Edhe në këto raste dicka është e sigurtë: të parandalosh është më mië se të kurosh! Në pasazhin hyrës, shkëputur nga një vizitë në klinikë, vihet re qartë sa i shtrembër është imazhi i trupit ideal të admiruar nga një pjesë e mirë e adoleshentëve.

Kush e ka fajin në këtë situatë?

TË GJITHË… Televizioni , rrjetet sociale , shoqëria…presioni për tú dukur “perfektë” në këto kohëra që po jetojmë është i jashtëzakonshëm. Ky presion për pamje perfekte të jashtme padiskutim që impaktin më të madh e ka pikërisht tek brezat e rinj, e sidomos në grupmoshëm e adoleshentëve.

Kush mund të ndikojë në përmirësimin e kësaj situate? TË GJITHË!

Bulimia nervosa është një çrregullim i të ngrënit, një sëmundje shumë serioze, potencialisht kërcënuese për jetën.

Pikërisht se është e lidhur me imazhin ndaj vetes dhe jo thjesht me ushqimin, bulimia mund të jetë e vështirë për t’u tejkaluar vetëm.

Prandaj në klinikën Fithealth i trajtojmë këto çrregullime me një qasje multidisiplinore, me specialistë mjekësorë nga fusha e nutricionit dhe psikologjisë.

Ne e dimë fare mirë nga eksperienca se një trajtim efektiv mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë me vetem, të adoptoni zakone të shëndetshme ushqimore dhe të ktheni pas komplikimet serioze të shkaktuara nga sjellja bulimike.

Bulimia është një sfidë për të gjithë familjen , jo vetëm për personin që e përjeton atë.

*Është shumë e rëndësishme që prindërit të jenë model i ushqyerjes së shëndetshme!

Fëmijët mësojnë më së shumti nga ajo c’ka shohin, ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që prindërit të përcojnë një model të mirë dhe një imazh pozitiv për trupin e tyre, duke mos u fokusuar tek pesha apo aspektet që nuk i pëlqejnë në trupin e tyre, por duke theksuar atributet pozitive që nuk kanë lidhje me paraqitjen fizike.

Theksi duhet të jetë tek shëndeti i mirë dhe mirëqenia fizike në tërësi e jo tek numërimi i kalorive apo përcaktimi i ushqimeve si i mirë apo i keq.

*Krijoni zakone të shëndetshme të vakteve ushqimore si familje. Të ngrënit rreth tryezës si familje promovon lidhje të forta familjare dhe një komunikim më të mirë. Duke theksuar shëndetin dhe ushqyerjen e mirë, i ndihmoni fëmijët të zhvillojnë një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin.

*Shmangni ngacmuesit të tillë si; reklama për pilula dietike, librat mbi dietat drastike apo emisione të ndryshme televizive që promovojnë modele të pashëndetshme.

*Ushqeni dhe përforconi një imazh trupor të shëndetshëm tek fëmijët tuaj, pavarësisht formave të tyre fizike. Ndihmojini të ndërtojnë vetëbesimin në mënyra të tjera përveç paraqitjes fizike.

Së fundmi mos harroni: investimi më me vlerë që mund të bëni është investimi në shëndetin tuaj dhe te fëmijëve tuaj!

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...

Rrugë të zbrazura, shtëpi të boshatisura, betëm 15 shtëpi në fshatin Goshincë të Likovës

Heshtje dhe qetësi në rrugët e fshatit Goshincë të komunës së Likovës. Vështir të takosh njeri, e aq më pak të rinj. Ndonëse janë të...