SASHK-u ndërpret grevën, nxënësit nesër kthehen në shkolla

Kryetari I SASHK-ut, Jakim Nedelkov sot në konferencë për media tha se Këshilli i SASHK-ut ka vendosur që të ndërpret grevën.

Ai tha se Këshilli ka diskutuar në lidhje me njoftimin e marrë nga MASH, pas çka janë konsultuar me juristë në lidhje me zgjidhje paqësore të kontesteve.

“Këshilli i SASHK-ut dhe SASHK janë legalist dhe janë për respektim të ligjeve, duke u nisur nga kjo, një pjesë e normave thonë se përderisa zgjat periudha e pajtimit dhe zgjidhjes së kontesteve mes dy palëve që kundërshtojnë njëri tjetrin, nëse ka grevë, atëherë i njëjti ndërpritet”, tha Nedellko.

Nedellkov tha se shpresojnë që do të arrijnë marrëveshje me Qeverinë, dhe se nuk do të duhet që përsëri të aktivizohet greva.

“Jemi të bindur se edhe rrogat do të rritet aq sa kërkojmë dhe janë mundësit, pagesat gjatë kohës së grevës nuk do të shkurtohet, marrëveshjet kolektive do të nënshkruhen për arsimin fillor dhe të mesme dhe përfitimet që i takojnë si dhe dinamikën e rritjes së rrogës”, tha Nedellkovski, raporton SHENJA.

Ai tha se që nga dita e nesërme nxënësit do të kthehen në shkolla.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...