SHBA dhe Franca lobim për Tiranën dhe Shkupin

Blinken dhe Jean-Yves Le Drian koordinojnë veprimet

SHBA dhe Franca e cila mban presidencën e BE-së kanë vendosur që të vijojnë lobimin e përbashkët në mënyrë që deri në Qershor të bëhet e mundur hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin. Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken dhe homologu i tij francez Yves Le Drian diskutuan për forcimin e mbështetjes për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ky proces është bllokuar nga Bullgaria dhe ka pak gjasa të vijojë për shkak të vetos. Para mbajtjes së konferences së parë ndërqeveritare me BE-në gjithsesi duhet miratuar korniza negociatore ku janë përfshirë kushte të tjera për Tiranën dhe Shkupin.

Në Bruksel janë të gjithë të zhgënjyer, por ministrja e Jashtme Teodora Genchovska këmbëngul se Bullgaria mund të heqë veton, pas ndryshimeve në kushtetutën e Maqedonisë ku bullgarët të përfshihen si popull shtetformues edhe pse së fundmi rezultuan vetëm 3500 shtetas të tillë.

Ky vendim për ndryshimin e kushtetutës maqedonase do të kërkonte dy të tretat e votave në Shkup, gjë që duket e vështirë për qeverinë e Kovaçevskit.

Edhe në Bullgari ka mosmarrëveshje mes katër partive që mbajnë në këmbë qeverinë e Kiril Petkov që kanë kërcënuar se do të largoheshin nga koalicioni nëse Bullgaria heq veton e saj përpara se të plotësoheshin të gjitha kushtet e vendosura në parlament.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...