Sulmet në veri ndaj Policisë së Kosovës, BE: Të shmangen spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ditëve dhe javëve të fundit kanë qenë cak i disa sulmeve në veri të vendit. Nga 13 deri më 26 prill, Policia e Kosovës u sulmua gjashtë herë. Sulmet ndaj tyre ndodhën me vendosje të iriqëve metalikë në rrugë, gjuajtje me gurë, granata dore dhe me përdorim të AK 47.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka thënë Telegrafit se BE-ja dënon ashpër sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës.

“Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmet e fundit ndaj patrullave të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës ndaj policëve të saj është i papranueshëm”, ka thënë Stano në një përgjigje me shkrim.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

Ai më tej ka kërkuar nga të gjithë që t’i shmangin spekulimet e panevojshme që sipas tij mund të shtojnë tensione të mëtejshme.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, u shpreh Stano.

I pyetur se a mund të jetë në të ardhmen kjo çështje pjesë e temave të tryezës së dialogut, zëdhënësi i BE-së nuk ka dhënë përgjigje.

Ndërkaq sa i përket një takimit të ardhshëm që është përfolur në mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Stano u shpreh se “ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të dialogut kur është e nevojshme”.

Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës u shtuan patrullimet e Policisë së Kosovës në drejtim të Bërnjakut. Ministria e Punëve të Brendshme e pati cilësuar sulmin si akt terrorist që “është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Për sulmin në veri reagoi edhe kryeministri Albin Kurti.

“Për tri ditë resht, zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshëri plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ardhur nga Serbia”, ishte shprehur Kurti.

Fotografi nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Edhe liderët e partive politike në Kosovë dënuan sulmet ndaj Policisë së Kosovës, duke i quajtur akte kriminale dhe të patolerueshme.

Për sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi të martën më 26 prill, reagoi edhe Lista Serbe, e cila përmes një komunikate u bëri thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje.

“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i mendon mirë popullit serb”, thuhej në reagimin e Listës Serbe.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe nga misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili ka shprehur gatishmëri për të ofruar asistencë. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...