Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka vazhduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe në institucionet publike.
Gjatë javës së gjashtë u realizua trajnimi në dy tema të ndryshme. Për temën e parë, Analizë teksti, ligjëroi Ajtene Qamili, ndërkaq për temën e dytë, Përkthimi i teksteve të veçanta kulturore, ligjëroi Mustafa Ibraimi.
Edhe gjatë javës së shtatë u realizua trajnimi në dy tema të ndryshme. Për temën e parë, , Përkthimi i teksteve të veçanta sociologjike, ligjëroi Ali Pajaziti, ndërkaq për temën e dytë, Përkthimi i teksteve për artet dhe shkencat humane, Dorian Koçi.
Përkthyesit dhe lektorët kishin mundësinë që të qartësojnë dilemat e tyre që hasin në temat e lartpërmendura gjatë punës së përditshme të tyre.