Britania, ushtarë dhe në Ballkan/ Mbi 8 mijë ushtarë do vendosen nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut

Britania do të dërgojë rreth 8 mije trupa ushtarake në Evropën Lindore që sipas Ministrit te Mbrojtjes Ben Wallace,( Uallis) do demonstrojë solidaritetin dhe fuqinë, ndërkohe që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon.

Dislokimi britanik prej afro 8 mije trupave gjatë tre muajve të ardhshëm përbën angazhimin me te madh ushtarak britanik që nga koha e Luftës se Ftohtë.

Ato do marrin pjesë në manovrat e mëdha ushtarake te Nato-s dhe aleateve dhe do vendosen nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut. Mbetet të shihet nëse këto trupa do vazhdojnë të mbesin në Evropën Lindore pas këtyre manovrave që me shume gjasa do zhvillohen më së shumti ne Poloni.

Një numër i madh tankesh dhe mbi 100 mjete të rënda luftarake do të dërgohen në shtete të ndryshme në kuadër të planeve të cilat marrin një rendësi të veçante ne kushtet e luftës ne Ukrainë dhe kërcënimeve ruse.

Këto trupa britanike do i bashkohen mijëra trupave nga vendet e Nato-s dhe Forcës së Përbashkët të Ekspeditës nga aleatet, përfshi edhe vende si Danimarka, Islanda dhe Norvegjia.

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace ka deklaruar se “ Siguria e Evropës kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme sesa sot”.

Ne manovra pritet te përfshihen hedhjet me parashute te trupave dhe lëshimin nga helikopterët transportues te tankeve luftarake sulmues Challanger2.

Qartazi këto dislokime synojnë frenimin e agresionit rus dhe Vladimir Putin nga hyrja në në një konflikt te ri .

Fuqitë perëndimore po tentojnë te demonstrojnë se mbështetja dhe vendosmëria e tyre nuk është duke u zvogëluar.

Por e kundërta po ndodh, ndërkohë që konflikti në Ukraine hyn në muajin e trete, dhe sipas britanikeve ai mund te zgjasë me vite.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Operacioni që riktheu dinjitetin e Drejtësisë kundër krimiṯ

Nga Mero Baze Ka tri ditë që shtypi shqiptar është kthyer në një telenovelë krimi, për shkak të rrjedhjes së dosjeve të një liste prej...

Kryeministri i ri australian Entoni Albaneze nesër do të bëjë betimin

Kryeministri i sapozgjedhur australian, Entoni Albaneze, nesër duhet të betohet, pas fitores së tij të djeshme në zgjedhje parlamentare të Partisë laburiste, njofton DPA. Albaneze...

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke bërë thirrje që ajo që ndodhi...

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e Diela të jetë ditë pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë. Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i...