Dilema e PS-së: Presidenti që duam apo Presidenti që duhet?

Nga Lutfi Dervishi

Tani që po afron momenti kushtetues i procesit të zgjedhjes së kryetarit të shtetit, ndoshta jemi në kohën që histeria, cinizimi dhe shakaja që ka mbërthyer rrjetet sociale për kandidatin/en  për President të Republikës t’ia lerë vendin arsyes, logjikës dhe procesit kushtetues.

Partia Socialiste i ka votat që ta zgjedhë vetë kryetarin e ardhshëm të shtetit, pa patur nevojë të bëj spektakël “konsultimesh” me opozitën, me grupin e vet parlamentar apo ca më keq me propozimet popullore.

Pas 24 vjetësh PS i ka duart e lira që të zgjedhë kryetarin e shtetit nga radhët e veta.  Presidenti i parë dhe i vetmi që kazgjedhur PS ka qenë Rexhep Meidani më 1998.

Por a është në interesin e PS-së që të marrë edhe kalanë e fundit të rëndësishme institucionale në vend?

PS qeveris vendin prej 2013, ka pothuaj gjithë pushtetin lokal prej 2009, ka ndikuar në procesin e reformimit të gjyqësorit që prej 2016 dhe me marrjen edhe të Presidencës nuk do të ketë më askënd për të fajësuar për problemet dhe sfidat që do të vijnë dhe të bëhen më të mprehta.

Shqipërisë nuk i mungojnë kandidatët e mirë që mund t’i bënin nder postit dhe vendit. Por më shumë se për kriteret që mund të plotësonte një president i mirë, lajmet, debatet dhe shpotitë janë drejtuar drejt individëve.

Këtë radhë nuk po flitet më për “president konsensual”. Dhe nuk ka kuptim. Ky togëfjalësh kishte kuptim deri në vitin 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Deri në atë vit, Kushtetuta kërkonte një President konsensual (⅗ e votave në Kuvend) sepse Presidenti kishte kopetenca të gjera sidomos në raport me institucionet e pavarura. Me shkurtimin e kompetencave të kryetarit të shtetit dhe ndryshimin që në raundin e 4 dhe të 5 Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Konsensusi në Kuvend, që u arrit vetëm më 2003 me zgjedhjen e z. Mosiu President, ka mbetur si një përvojë suksesi që nuk pati më guxim për ta përsëritur.

Por pavarësisht mungesës së konsensusit në Kuvend është i rëndësishëm që kandidati të gëzojë një konsesus sa më të gjerë në shoqëri.

Së pari nuk duhen harruar dy kriteret kushtetuese: mosha 40 vjeç, shtetas shqiptar nga lindja dhe me banim 10 vitet e fundit në Shqipëri.

Në planin e brendshëm, një kandidaturë e mirë do të ishte një kandidaturë me një distancë të shëndetshme nga politika e ditës dhe që “garanton” që nuk ka ambicie politike pas mbarimit të mandatit. (5 prej 6 presidentëve të fundit me mbarimin e mandatit kanë rinisur aktivisht jetën politike si kryetar apo aspirant për të drejtuar parti politike).

Një kandidaturë që ka pëlqyeshmëri përtej së majtës dhe së djathtës- mund të ishte një kandidaturë ideale që plotëson edhe kriterin kushtetues si përfaqësues i unitetit të popullit.

Shqipëria është vend i vogël. Vendet e vogla nuk e kanë luksin që në pozicione të tilla të rëndësishme të vendosin njerëz sido- kudo. Një kandidaturë e mirë, do të ishte secili/a që i garanton Shqipërisë një përfaqësim dinjitoz në raport me “të huajt”. Për shembull, një detaj banal:  do të ishte anakronike që Presidenti/Presidentja e ardhshme të mos komunikonin në anglisht apo një gjuhë tjetër ndërkombëtare.

Se kush do të jetë Presidenti/Presidentja e ardhshme do të varet pothuaj kryesisht nga pëlqyeshmëria që do të ketë Kryeministri. Problemi me liderët e fortë është si rregull liderët nuk e kanë të lehtë të zgjedhin një “lider”.

Por një kandidat/e që nuk është ekskluzivisht nga oborri i PS-së, do t’i shërbente shumë mirë vendit, e pse jo edhe vetë partisë në pushtet. Në të kundërtën, një kandidaturë kukull do të ishte edhe kandidatura më e keqe për të gjithë, përfshirë edhe “të përzgjedhurin/ën”.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...